LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë 7.9 milionë dollarëshe të Justin Timberlake dhe Jessica Biel (Foto)

Brenda shtëpisë 7.9 milionë dollarëshe të Justin Timberlake dhe Jessica Biel (Foto)

Apartamenti i tyre në qendër të metropolit të New York-ut është pa dyshim një shtëpi ëndrrash. E kush nuk do të donte të jetonte aty!

Justin Timberlake dhe Jessica Biel, zotërojnë një apartament me sipërfaqe dy mijë e 598 metra katrorë, një shtëpi kjo e blerë fillimisht nga një çift me një çmim më modest prej 6.5 milionë dollarë në vitin 2010.


Por, tashmë çifti i njohur i Hollywoodit, kanë vendosur ta shesin këtë shtëpi, me një çmim më të rritur, e pritet që ata të fitojnë nga kjo shitje afro dy milion dollarë.

Apartamenti i tyre ka gjithçka duhet! Nga mobilimi super modern, me nuanca nude, me një ndarje të hapësirave mjaft komode dhe praktike, te suveniret e shtrenjta dhe objektet e rralla.

Vërtet që kjo është një super shtëpi!