LAJMI I FUNDIT:

Brenda qytetit të Bakhmutit, aty ku po zhvillohen betejat me të përgjakshme

Brenda qytetit të Bakhmutit, aty ku po zhvillohen betejat me të përgjakshme

Një ekip i gazetarëve britanikë morën rrugë për në qytetin ukrainas Bakhmut, atje ku po zhvillohen luftimet më të përgjakshme me rusët.

Rrugës për në lindje të Ukrainës, vazhdimisht i përcolli shiu dhe rrugët e mbuluara me baltë, transmeton Telegrafi.

Derisa i afroheshin destinacionit hasën në shumë pak civil, kurse gjurmët e gomave të veturës së ekipit të gazetarëve, ishin e vetmja dëshmi se ushtarët ukrainas po vizitohen nga dikush.


Putini kërkon të kompensojë humbjet e mëdha - pas burrave, dërgon gra të burgosura në zonat e luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Putini kërkon të kompensojë humbjet e mëdha - pas burrave, dërgon gra të burgosura në zonat e luftës në Ukrainë

Të gjitha rrugët kryesore që çonin në drejtim të këtij qyteti, ishin mbushura me mina anti-tank nga ukrainasit, që duan t’ua parandalojnë ardhjen e mëtejme rusëve.

Ishin vetëm 700 metra që i ndanin ukrainasit nga vija e ushtarëve rusë, që po vëzhgoheshin vazhdimisht dhe artileria ishte në gjendje gatishmërie.

Që nga vera e kaluar ukrainasit dhe rusët vazhdimisht tentojnë të marrin nën kontroll këtë qytet, kurse nga vjeshta luftimet janë pothuajse të pandërprera – granatohet natën e ditën.

Javëve të fundit, rusët kanë pësuar humbje të mëdha si në makineri luftarake ashtu dhe në njerëz. Kështu të paktën pretendojnë ushtarët ukrainas të cilët u vizituan nga gazetarët.

Ukrainasit hedhin granatën e cila shkon "direkt poshtë" dhe futet brenda kapakut të hapur të një tanku rus
Lexo po ashtu Ukrainasit hedhin granatën e cila shkon "direkt poshtë" dhe futet brenda kapakut të hapur të një tanku rus

Të strehuar brenda istikameve dhe në pritje të ndonjë sulmi eventual, ukrainasit dukeshin se kishin moral të lartë dhe madje gjatë bisedës vërehej se kishin arritur ta ruajnë sensin e humorit.

Sipas ukrainasve, mbi 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë në këtë rajon që nga fillimi i luftës, kurse këto të dhëna i kanë konfirmuar edhe shumë agjenci perëndimore të inteligjencës.

Madje Kievi zyrtar pretendon se në Bakhmut dhe në periferi, gjatë ditëve të fundit kanë vrarë mbi 1 mijë ushtarë rusë.

Gazetari i Daily Mail, Richard Pendlebury, sjell një pjesë të rrëfimit nga vija e frontit, ku u takua me ushtarët ukrainas dhe sjell përvojat e tyre me rusët si dhe synimin që ata e kanë –  pra çlirimin e çdo pëllëmbe të territorit të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë, beteja intensive po zhvillohen në Bakhmut ndërsa Finlanda konsideron dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Kiev
Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë, beteja intensive po zhvillohen në Bakhmut ndërsa Finlanda konsideron dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Kiev

Ai u prit me buzëqeshje dhe mikpritje të ngrohtë nga ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, që i shpjeguan në detaje metodën të cilën rusët e përdorin ndaj tyre.

Sipas ukrainasve, rusët aplikojnë metodën luftarake që daton nga Lufta e Parë Botërore, pra fillimisht dërgojnë disa njësi dhe në rast se nuk kthehen dhe vriten, rusët pauzojnë paksa dhe më pas dërgojnë njësi tjera.

Ukrainasit besojnë se Vladimir Putini po i sheh ushtarët e tij si “mish për top”, kurse shumica e të rekrutuarve janë pa përvojë luftarake dhe që janë sjellë nga burgjet, ku ishin dënuar për vrasje, pedofili, përdhunim e madje edhe kanibalizëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori