LAJMI I FUNDIT:

Putini kërkon të kompensojë humbjet e mëdha – pas burrave, dërgon gra të burgosura në zonat e luftës në Ukrainë

Putini kërkon të kompensojë humbjet e mëdha – pas burrave, dërgon gra të burgosura në zonat e luftës në Ukrainë

Rusia besohet se do të dërgojë – për herë të parë – gra të burgosura në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Për shkak të ‘humbjeve të mëdha’ në luftë, Vladimir Putin ka kërkuar ‘burime alternative të rimbushjes së fuqisë njerëzore ushtarake’, ka pretenduar ushtria ukrainase, përcjell Telegrafi.


Sipas tyre: “Javën e kaluar pati një lëvizje drejt rajonit të Donetsk të një treni me vende të rezervuara për transportin e të burgosurve. Një nga vagonët [ishte për] gra të dënuara”.

Dhe në fillim të kësaj jave, pati raporte se Rusia kishte zhvendosur gra të dënuara në Kuschevka në rajonin e Krasnodarit, afër zonës së luftës.

Ekspertët rusë kanë filluar të ndryshojnë mendje për "luftën kundër NATO-s" - ja çfarë thoshin dikur dhe çfarë thonë tani
Lexo po ashtu Ekspertët rusë kanë filluar të ndryshojnë mendje për "luftën kundër NATO-s" - ja çfarë thoshin dikur dhe çfarë thonë tani

Olga Romanova, nga fondacioni Russian Behind Bars, beson se rreth 100 gra u dërguan në Ukrainë.

Ndryshe, lëvizja vjen pasi të burgosurit meshkuj janë rekrutuar në Rusi në dhjetëra mijëra dhe u është ofruar një marrëveshje që anulon dënimet e tyre nëse ata shërbejnë – dhe qëndrojnë gjallë – për gjashtë muaj në vijën e frontit.

Kjo ka bërë që vrasësit, përdhunuesit dhe kriminelët e tjerë të dhunshëm të lirohen përfundimisht nga Vladimir Putin, me shumicën e të dënuarve që shërbejnë në ushtrinë private të Wagner.

Por shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendoi muajin e kaluar se grupi i tij nuk do të rekrutojë më të burgosur për të luftuar në Ukrainë – pa dhënë një shpjegim se pse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Kalo në kategori