Vetëm një javë pas lansimit të shërbimit gjendja civile në platformën, janë shkarkuar rreth 35 mijë certifikata. Kjo është një dëshmi se sa ua ka lehtësuar jetën qytetarëve kjo platformë.
Në ditën e lansimit të këtij shërbimi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti deklaroi se “Qytetarët do të kenë mundësi që përmes portalit eKosova pa pagesë të nxjerrin çertifikatën e gjendjes civile për veti dhe anëtarët tjerë të ngushte të familjes. Autenticiteti i çertifikatave të nxjerra mund të verifikohet përmes “QR code”, prandaj për institucionet e Republikës së Kosovës këto çertifikata janë të barasvlershme me çertifikatat që nxjerrën në prani fizike në sportele. Me këtë rast falënderoj ekipin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencisë për Regjistrim Civil për angazhimin e tyre për realizimin e shërbimeve”.
Ndërkaq, ministri z. Xhelal Sveçla, bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër angazhimeve dhe objektivave ka edhe digjitalizimin e shërbimeve në kuadër të administratës publike për të ofruar shërbime më efikase, më kualitative dhe të qasshme për qytetarët.
Z. Sveçla po ashtu theksoi se “Ndër prioritet e programit të Qeverisë 2021 – 2025 është edhe funksionalizimi i platformës eKosova, përmes së cilës çdo qytetari dhe biznesi t’i ofrohen shërbime nga institucionet e Republikës së Kosovës pa prani fizike”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e platformës eKosova, shprehen se shifrat e shkarkimit të certifikatave janë matësi kryesore për rëndësinë e lansimit të këtij shërbimi duke potencuar që, mbi të gjitha këto shërbime janë falas.
“Qytetarëve u është ofruar mundësia, që pa pasur nevojë të vizitojnë sportelet fizike, përmes platformës eKosova mund të marrin shërbimet e gjendjes civile, si: çertifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe këto certifikata përkatëse për anëtarët e familjes”, u shpreh z. Burim Balaj, Drejtor i Departamentit në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit.
Ai theksoi se vetëm brenda një jave janë shkarkuar afër: 35 mijë certifikata, prej tyre: 16.335 certifikata të lindjes, 12.228 ekstrakte të lindjes, 5.348 certifikata të martesës dhe 938 certifikatat ë vdekjes, në total 34.849 certifikata të shkarkuara.
Në platformën eKosova së shpejti do të lansohen edhe shumë shërbime të tjera, e gjithë kjo për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën