Vetëm përgjatë këtij viti, 18 persona kanë vdekur në vendin e punës në Kosovë, kurse 98 kanë pësuar lëndime trupore.
Këto shifra u bënë të ditura gjatë prezantimit të projektit “Përmirësimi i gjendjes së shëndetit dhe sigurisë në punë në Ballkanin Perëndimor”, në tryezën e organizuar nga Qendra për Avokim në bashkëpunim me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë.
Sipas inspektoriatit numri i vogël i inspektorëve u pamundëson monitorimin e gjithsej 85 mijë bizneseve. Kërkesa e tyre është që së paku të shtohen edhe 65 inspektorë.
Milaim Morina nga Qendra për Avokim, ka thënë se gjatë këtij viti numri i vdekjeve dhe aksidenteve shënoi rritje.
“Vitin e kaluar kemi pas diku përafërsisht 60 apo 70 aksidente, 50 kanë qenë më lëndime të rënda. 19 vdekje në vendin e punës, 14 të cilat kanë qenë si pasojë e aksidenteve që kanë pësuar punëtorët. Pesë punëtorë kanë pësuar vdekje të natyrshme, që nuk janë ndërlidh me vendin e punës. Mirëpo sivjet kemi përkeqësim të situatës nëse mund të them në aspektin e sigurisë. Kanë ndodh 98 aksidente nëse mund ta quaj kështu, 18 punëtorë kanë vdekur apo pësuar me vdekje me fatalitet në vendin e punës, nga janari deri në tetor të vitit 2018, ndërsa 80 të tjerë janë aksidentuar, ose kanë pësuar lëndime të rënda trupore” tha Morina.
Tutje ai ka shtuar se janë 50 inspektorë që veprojnë në shtatë rajone.
Mirëpo nuk la pa përmendur se numri i inspektorëve është i vogël, duke kërkuar së paku edhe 65 inspektorë.
Ndërsa, zëvendësministri i Punës dhe Udhëheqësi i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në punë, Çerkin Dukolli, tha se vendi i sigurt i punës, është para se gjithash çështje humane.
Duke kujtuar se Qeveria ka formuar një këshill nacional për siguri dhe shëndet në punë, ai tregoi se ky këshill ka ardhur në përfundim se situata në vendet e punës nuk është e mirë.
“Nga të dhënat që posedojmë dhe nga këto vizita që kemi bërë në terren dhe shqyrtimi që i këmi bërë kësaj teme, ne po shkojmë drejt identifikimit të sektorëve kush paraqet rrezikshmërinë më të lartë. Në këtë rast kemi identifikuar se ndërtimtaria si punëdhënësi më i madh në vend paraqet rrezikshmërinë më të lartë të punës, sigurisht edhe për specifikat që i ka. Duke ndjekur pas edhe për sektorët tjerë, siç janë energjetika, shërbimi, prodhimit”, tha Dukolli.
Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi pohoi se janë një numër i vogël i inspektorëve për monitorimin e të gjitha bizneseve.
“Inspektoriati i punës siç e tha Milaimi e ka megjithatë një numër shumë të vogël të inspektorëve në krahasim me bizneset që i ka dhe fushat që i mbulon, legjislacioni dhe ligjet që i mbikqyrë. Do të thotë që përveç që përveç sektorin privat, sipas administratës tatimore janë diku 85 mijë biznese, gjegjësisht 55 mijë janë aktive, të tjerat mund të jenë që nuk paguajnë obligimet e veta. Inspektoriati i punës pra ka një numër shumë të vogël të inspektorëve në krahasim me bizneset që i monitoron”, shtoi Ibrahimi.
Ibrahimi theksoi edhe çështjen e punës pa kontrata. Ai tha se tash e tutje një gjë e tillë, nuk do të ndodhë.
Që nga dita e djeshme, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste po qëndrojnë 93 helmeta, që simbolizojnë 93 punëtorët që kanë humbur jetën në vendet e punës. Ato u vendosën aty nga protestuesit që marshuan me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona”, në solidarizim me punëtorët që humbën jetën në vendin e punës. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak