Një dokumentar shfaq pamje ekskluzive brenda kampeve të trajnimit të organizatës terroriste Al Qaeda, thellë në shkretëtirat e Arabisë Saudite.

Ai pritet të shfaqet në kinematë britanike gjatë muajit të ardhshëm dhe titullohet “Rruga e Gjakut”, ku video amatore të filmuara nga militantët e kësaj organizate shihen duke u trajnuar nëpër kampe, transmeton Telegrafi.

Regjinë e dokumentarit e ka bërë Jonathan Hacker, i cili më parë kishte realizuar dokumentarin “Kamikazët”.

Në këto pamje shihen militantët duke u bërë gati për sulme kamikaze, dhe duke u trajnuar nga eprorët se si duhet vrarë njerëz në sulmet e planifikuara.

Gjithashtu shihen edhe kufoma të militantëve të vrarë në misione të ndryshme, të cilëve u janë premtuar “virgjëreshat” në botën tjetër. /Telegrafi/