Në vitin 2010, Elon Musk kishte thënë se ai ‘më mirë do të ngjiste një pirun në dorë se sa të shkruante për jetën e tij personale’.

Por, themeluesi dhe Ceo i Tesla dhe SpaceX është një figurë interesante, dhe me kalimin e viteve, ai është hapur për fëmijërinë, prindërit dhe për marrëdhëniet e tij.


Musk u tregua i çuditshëm në një intervistë të dhënë për ‘Rolling Stone’ nga Neil Strauss e publikuar në nëntor të vitit 2017. Ai foli për ndarjen me ish-të dashurën Amber Heard, duke shprehur zemërimin e tij për ndarjen e tyre. Musk gjithashtu ka folur për marrëdhëniet e çmendura me babanë e tij, Errol, duke e quajtur atë një "qenie njerëzore të tmerrshme".

Këto ditë, Musk duket se po takon këngëtaren e njohur Grimes, teksa filluan lidhjen në maj të vitit 2018, dhe madje po presin së bashku një fëmijë.

Një vështrim mbi jetën personale të Elon Musk ndër vite:

Lindur në 1971 në Pretoria (Afrika e Jugut), Musk ishte më i madhi i tre fëmijëve. Nëna e tij, Maye Musk është një modele kanadeze e cila u shfaq në kopertinën e “Time” dhe u bë zëdhënëse e ‘CoverGirl’ në 69. Babai i tij Errol është një inxhinier.

5db36222dee019314343a5b6 Elon Musk në vitin 1999 (Foto: AP)

Musk i tha ‘Rolling Stone’ se ai po luftonte me vetminë që nga fëmijëria. "Kur isha fëmijë, ka një gjë që thashë”, tha Musk. “Unë kurrë nuk dua të jem vetëm”.

5a0c82243dbef471018b62df Elon Musk (Foto: Reuters)

Në përgjithësi, fëmijëria e Musk ishte jo edhe aq e mire. Ai u dhunua në mënyrë të pamëshirshme në shkollë, dhe madje përfundoi në spital pasi që torturuesit e tij e gjuajtën poshtë shkallëve. Menjëherë pasi prindërit e tij u ndanë në 1980, Musk shkoi të jetojë me babanë e tij.

5aa691053be59f1d008b45d7 Elon Musk (Foto: Reuters)

Drejtori i Tesla tha për ‘Rolling Stone’ se babai i tij është "një qenie njerëzore e tmerrshme". "Pothuajse çdo krim që ju mund të mendoni, ai ka bërë”, tha Musk.

5ab9239d15d5a41a008b4b1c Elon Musk (Foto: Reuters)

Babai i Muskut, i cili është në të 70-tat, bëri tituj në tabloidet e huaja në vitin 2018 kur u zbulua se ai kishte një fëmijë me ish-njerkën e tij të atëhershme 30-vjeçare, Jana Bezuidenhout.

5ab92326821646d7378b46e3 Elon Musk (Noah Berger)

Megjithë këtë përçarje familjare, Musk në dukje është ende afër me vëllanë e tij, Kimbal dhe motrën Tosca. Të gjithë vëllezërit dhe motrat e Musk në dukje kanë një ndarje sipërmarrëse. Kimbal po kërkon të bëjë industrinë ushqimore më të shëndetshme, ndërsa Tosca nisi rrjetin e filmit romantik, Passionflix me ndihmën e vëllait të saj të madh.

5e4d48ed2687fc556b602123 Kimbal Musk, vëllai i Elon Musk (Foto: Fred Prouser/Reuters)

Musk gjithashtu raportohet se ka një marrëdhënie të mirë me nënën e tij. Vanity Fair raportoi se ai i dhuroi Maye një makinë të gjelbër Tesla. Ajo gjithashtu u transferua në Kaliforni në 2013 për të qenë më afër djalit dhe nipërve të saj më të vjetër.

5e4d48d72687fc55314a5dc5 Danny Moloshok, nëna e Elon Musk (Foto: Reuters)

Musk fitoi nënshtetësinë kanadeze përmes nënës së tij. Në moshën 17-vjeçe, ai u transferua në Kingston, Ontario, në Universitetin e Mbretëreshës.

5ab929f0821646d3378b46e3 Flamuri i Kanadasë (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Atje, ai takoi gruan e tij të parë, Justine Wilson. Për revistën 'Marie Claire', Justine - e cila ende përdor mbiemrin e Muskut - kujtoi që Musk e ftoi atë për akullore. Ajo vendosi të qëndrojë për të studiuar, por ai u shfaq me "dy kone akullore me çokollatë të cilat rridhnin poshtë duarve".

5e0b7ef4855cc2588d3ae3f7 Justine Musk (Foto: Getty Images/Guliver)

Musk u transferua në Wharton, por vazhdoi t’i dërgonte trëndafila Justine. Ata më pas ndanë rrugët e tyre, por u lidhën sërish kur Justine filloi të punojë në romanin e parë pas diplomimit.

Justine tha që Musk e mashtroi duke i dhënë asaj kartën e tij të kreditit për të blerë sa më shumë libra sa të dëshironte.

Ata u martuan në vitin 2000.

5e4d49f42687fc573b421cd4 Charles Mostoller (Foto: Reuters)

Çifti u zhvendosën në Los Angeles dhe kanë një djalë të quajtur, Nevada, e më pas edhe katër djem tjerë. Musk tha se i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij. Në vitin 2010, ai i ka quajtur fëmijët “Dashuri e jetës”.

546a6f6d69bedd580bccbe01 Elon Musk, Talulah Riley dhe fëmijët e tyre (Foto: AP)

Dyshja u ndanë në vitin 2008, dhe Justine mbajti mbiemrin e Musk për shkak të fëmijëve. Pas divorcit, ka filluar të takohet me aktoren Talulah Riley.

5a0c69403dbef482008b6184 Elon Musk dhe Talulah Riley (Foto: Mike Blake/Reuters)

Riley dhe Musk u martuan në vitin 2010. Dy vite më vonë, lajmet për ndarjen e tyre u bënë publike kur Musk shkroi në Twitter: “Do të dua gjithmonë. Ju do e bëni të lumtur dikë një ditë”.

5a0c68fb35876eb2018b6250 Elon Musk dhe Talulah Riley (Foto:Mike Blake/Reuters)

Çifti u rimartua në vitin 2013. Musk bëri kërkesë - më pas u tërhoq - një divorc të dytë vitin e ardhshëm.

5a0c67fa35876e1c008b6268 1 Elon Musk dhe Talulah Riley (Foto: Evan Agostini/AP Images)

Musk filloi të takohet me aktoren Amber Heard në vitin 2016, por ata u ndanë një vit më pas.

5e4d5b9f04389501f110ec93 Amber Heard (Foto: Getty Images/ Guliver)

Në janar të vitit 2020, Grimes postoi një fotografi nudo në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter që zbulon se është shtatzënë. Që nga ajo kohë, ajo ka konfirmuar se është në pritje, megjithëse nuk është e qartë nëse ajo dhe Musk e kanë fëmijën së bashku.

5e4d58252687fc6be62ccc75 Grimes (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

/Telegrafi/