LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve në Britani të Madhe kanë humbur jetën 936 persona, çdo dy minuta vdes nga një pacient – vendi më i goditur është Birminghami

Brenda 24 orëve në Britani të Madhe kanë humbur jetën 936 persona, çdo dy minuta vdes nga një pacient – vendi më i goditur është Birminghami

Në Britani të Madhe nga dita në ditë po rritet numri i personave të vdekur nga COVID-19, ku nga ky virus çdo dy minuta humb jetën një shtetas britanik.

Reklama

Vdekja në këtë vend ka arritur shifrën e 7.172 persona, derisa vetëm brenda 24 orëve kanë humbur jetën 936 persona dhe po konsiderohet si dita me numrin më të madh të vdekurve, që kur ka shpërthyer pandemia në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Të dhënat tregojnë se në Angli është regjistruar numri më i madh i të vdekurve me 6.483, e pasuar nga Skocia me 366, Uellsi me 245 dhe Irlanda e Veriut me 78. Megjithatë është konstatuar që vendi ku më së shumti po humbin jetën, është Birminghami.

Afro 1.4oo nga numri i përgjithshëm prej 61.242 rasteve të konfirmuara me COVID në Britani të Madhe kanë qenë në Birmingham, që i bie të jetë shifër shumë më e madhe sesa në Londër.

Zyrtarë shëndetësorë në Birmingham kanë bërë të ditur se numri i personave të vdekur në këtë vend ka shkuar në mbi 300, më saktësisht dje rreth orës 17 janë konfirmuar 306 raste të vdekjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Evropa
Lëvizje historike, Macron po i ofron Korsikës autonomi pa të drejt shkëputje nga Franca

Lëvizje historike, Macron po i ofron Korsikës autonomi pa të drejt shkëputje nga Franca

Evropa
Sheshel për aktakuzën e re të Hagës: Jam gati të shkoj vullnetarisht, por me një kusht

Sheshel për aktakuzën e re të Hagës: Jam gati të shkoj vullnetarisht, por me një kusht

Serbia
Pamjet e takimit të Putinit me Kadyrov ngjallin spekulime

Pamjet e takimit të Putinit me Kadyrov ngjallin spekulime

Evropa
Avokati Stojkoviq: Radoiçiq është pjesë e BIA-s, Vuçiqi me anë të propagandës ruse po krijon frikë dhe panik te serbët e Kosovës

Avokati Stojkoviq: Radoiçiq është pjesë e BIA-s, Vuçiqi me anë të propagandës ruse po krijon frikë dhe panik te serbët e Kosovës

Serbia
Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Evropa
Kalo në kategori