LAJMI I FUNDIT:

Brazili thyen rekord përsëri, për 24 orë rreth 55 mijë raste të reja me coronavirus

Brazili thyen rekord përsëri, për 24 orë rreth 55 mijë raste të reja me coronavirus

Shifra e përgjithshme e personave të infektuar me coronavirusin e ri në Brazil ka shkuar në mbi një milion të premten, ndërsa numri i viktimave në rreth 49,000.

Gjatë 24 orëve të kaluara, shteti më i madh i Amerikës Jugore i shënoi 1,206 të vdekur dhe 54,771 të infektuar. Shifra e personave të prekur ishte numri më i lartë ditor që nga fillimi i përhapjes së virusit, duke lënë të kuptohet se pandemia është larg fundit, shkruan “Reuters”.

Brazili është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e viktimave. Rastet e para në këtë vend u shënuan më 26 shkurt. Përhapja e sëmundjes e ka dobësuar përkrahjen për presidentin Jair Bolsonaro dhe ka ngjallur frikë për kolaps të ekonomisë, transmeton Express.

Sipas shumë ekspertëve, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se shifrat zyrtare për shkak të mungesës së testimit masiv të popullsisë.

“Numri prej një milion është shumë më pak se numri i vërtetë i njerëzve që janë infektuar, sepse ka mungesë të raportimit të shkallës prej 5 deri në 10 herë më pak”, tha Alexandre Naime Barbosa, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Sao Paulos.

Coronavirusi besohet të ketë arritur në Brazil fillimisht përmes turistëve të pasur që ktheheshin në atdhe nga vendet evropiane. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se virusi tash është përhapur në 82 për qind të komunave të vendit.

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori