LAJMI I FUNDIT:

Brazil, rojtari i vë zjarrin çerdhes, vdesin katër fëmijë (Video)

Brazil, rojtari i vë zjarrin çerdhes, vdesin katër fëmijë (Video)

Të paktën katër fëmijë janë vrarë në Brazil, pasi një rojtar dyshohet se i ka vënë zjarrin një çerdhe të fëmijëve.

Ndërsa policia ka raportuar se personi në fjalë ka vënë veten në flakë pas sulmit.


Ende nuk dihen detajet e plota dhe numri i saktë i personave të lënduar, transmeton Klan Kosova.

Presidenti i vendit, Michel Temer ka shprehur keqarshjen për tragjedinë duke shkruar:

“Më vjen keq për këtë tragjedi që përfshiu fëmijët në Janaúba. Kjo duhet të jetë një humbje shumë e dhimbshme”, tha ai.