LAJMI I FUNDIT:

Brahim Diaz deklarohet për herë të parë pas rikthimit te Milani

Brahim Diaz deklarohet për herë të parë pas rikthimit te Milani

Brahim Diaz është i vetëdijshëm për rëndësinë e fanellës me numrin dhjetë te Milani dhe këmbëngul se ai do të japë më të mirën për Rossonerët.

Reklama

21-vjeçari është kthyer në klub me një huazim dyvjeçar me një mundësi për Milanin që ta blejë në fund të marrëveshjes, derisa mori numrin e fanellës që i përkiste Hakan Calhanoglut sezonin e kaluar.

“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në këtë klub të madh. Unë jam i kënaqur me atë që kemi arritur sezonin e kaluar, por tani fillon një sezon i ri dhe unë do të bëj më të mirën”, ka thënë spanjolli për Milan TV.

“Këto ngjyra meritojnë më të mirën time, atë që do ta jap”.

“Unë kurrë nuk do ta harroj ekipin tim në Milan sezonin e kaluar, 21 është një numër që më pëlqen, por gjithashtu më pëlqen shumë Nr. 10, është një numër unik në Milano, është një numër i rëndë që vjen me shumë përgjegjësi për shkak të rëndësisë të klubit dhe ngjyrave të tij”, vazhdoi i huazuari nga Real Madridi.

“Unë do të jap gjithçka për tifozët, por edhe që të jem i denjë për këtë klub të madh. Ndjej se mund të përmbush pritjet. Unë e dua këtë klub dhe do të bëj më të mirën për të”.

“Kam marrë numrin 10 sepse më pëlqen numri dhe jam i vetëdijshëm për rëndësinë e tij në Milano. Më motivon dhe frymëzon. Do të derdh gjakun, djersën dhe lotët për këtë klub të shkëlqyeshëm dhe do të luftoj për ta bërë atë një sezon të shkëlqyeshëm ”, ka shtuar më tej Diaz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Ligat tjera
Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Liga e Kampionëve
Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ligat tjera
Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Liga e Kampionëve
Zidane ka refuzuar PSG-në, në listë tre trajnerë të tjerë

Zidane ka refuzuar PSG-në, në listë tre trajnerë të tjerë

Ligue 1
Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

La Liga
Kalo në kategori