LAJMI I FUNDIT:

BQK mirëpret vendimin për regjistrimin e automjeteve pa kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë

BQK mirëpret vendimin për regjistrimin e automjeteve pa kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mirëpret inicimin e ndryshimit nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, të projekt-rregullores mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë.

Përmes këtij, sipas BQK-së qytetarët nuk do të jenë të obliguar që të paraqesin vërtetimin e tatimit në pronë për të regjistruar automjetet e tyre.


BQK konsideron se një masë e tillë do të kontribuojë në zvogëlimin e automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara.

Sipas të dhënave të ndryshme, thuhet më tej në njoftim se numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë është në rreth 25-30%, ndër më të lartit të Evropë.

BQK inkurajon të gjitha institucionet publike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të reduktimit të automjeteve të pasiguruara.

“BQK po ashtu, si palë nënshkruese e marrëveshjes së mirëkuptimit për policat kufitare ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve, kërkon nga palët nënshkruese që të zbatojnë zotimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje, përfshirë edhe hapat që kanë për synim reduktimin e automjeteve të pasiguruara, e qëllim përfundimtar i të cilës është zgjidhja permanente e problemit të policave kufitare dhe kartonit të gjelbër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori