LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Stabiliteti i bazës ekonomike mbetet pozitiv

BPRM: Stabiliteti i bazës ekonomike mbetet pozitiv

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) vlerëson se stabiliteti i bazës ekonomike mbetet pozitiv, ndërsa realizimi te variablat kyçe të politikës monetare janë në kuadër të pritshmërive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas BPRM-së, rreziqet e zhvillimeve të brendshme politike janë edhe më tutje të pranishme dhe të shprehura, duke shtuar se të dhënat e muajit prill tregojnë rritje vjetore të inflacionit për 1%.


BPRM-ja bën të ditur se rezervat devizore në prill tregojnë rënie, si rezultat i rënies së depozitave në bankat e vendit, si edhe të transaksioneve me efekt të përkohshëm.

Në aspekt të kredive, të dhënat preliminare në prill tregojnë ritje të kredive në bazë mujore me kreditim të mëtutjeshëm më e shprehur te sektori i popullsisë./Telegrafi/