Banka për Biznes bëhet institucioni i parë financiar në vend, me portal të dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). BPB Infomat është lansuar në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të BPB-së për të qenë pranë bizneseve në Kosovë, edhe me anë të shërbimeve jo-financiare.
Pas suksesit të Akademive të Biznesit, projekt i Bankës për Biznes që për dy vite me radhë ka këshilluar përmes trajnimeve qindra bizneseve kosovare, BPB ka lansuar në treg portalin BPB Infomat me qëllim te ofrimit të shërbimeve informative dhe këshilluese te një numër më i gjerë biznesesh.
Lansimi i këtij portali ka për qëllim që të mbështesë edhe më tutje dhe të fuqizojë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, në rrugën e tyre të rritjes, duke u ofruar atyre qasje të lehtë në informata të rëndësishme dhe përgjigje ekspeditive nga këshilltarët, ekspertë të fushave të ndryshme.
NMVM-të luajnë një rol vendimtar në ekonominë vendore, duke krijuar vende të reja të punës, nxitje të inovacionit, rritje të potencialit për përfaqësim në tregjet ndërkombëtare dhe rritje të konkurrueshmërisë vendore, që rezulton në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit. Megjithatë, ato shpesh përballen me një mori sfidash që mund të pengojnë suksesin e tyre, si mungesa e qasjes në financim, shtrirja e kufizuar e tregut dhe aftësitë e pamjaftueshme të menaxhimit të biznesit.
BPB Infomat synon të adresojë këto sfida dhe t’u sigurojë bizneseve një platformë ku ata mund të kenë qasje në një sërë informatash dhe këshillash praktike të përshtatura për nevojat e tyre specifike. Nga këshillimi i bizneseve dhe menaxhimi financiar deri te strategjitë e marketingut dhe transformimi digjital, BPB Infomat ofron një shumëllojshmëri materialesh që mund të ndihmojnë NMVM-të të optimizojnë operacionet dhe të rrisin bizneset e tyre. BPB Infomat është i hapur për interaksion me përdoruesin duke trajtuar pyetjet që ata mund të kenë, gjë që pritet ta pasuroj portalin në vazhdimësi.
Kryeshefja Ekzekutive e BPB-së, Mimoza Godanci-Aliu tha se Banka për Biznes ka dëshmuar që është e dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, jo vetëm si ofruese e shërbimeve klasike financiare, por edhe duke u angazhuar në pasurimin e ofertës jo-financiare si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të biznesit. Njohja me të rejat në treg është domosdoshmëri për cilindo biznes, por jemi të vetëdijshëm që jo të gjitha bizneset kanë resurset e duhura për të krijuar sistem intern të informimit. Prandaj, me BPB Infomat njëlloj si edhe me Akademitë e Biznesit ne jemi te bindur që do t’u japim bizneseve qasjen e duhur, në komoditetin dhe kohën e duhur.
“Dritarja e re e dedikuar për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme në Kosovë, është tregues i qartë i angazhimit të BPB-së për të përmirësuar operimin dhe për qenë pranë kategorisë që është katalizator i ekonomisë vendore përmes programeve dhe këshilldhënies së vazhdueshme. BPB Infomat ndihmon klientët e Bankës dhe ata potencial që të rrisin edhe më tutje bizneset e tyre, përmes programeve që fillimisht kishin nisur me Akademitë e Biznesit që dy vite më radhë u organizuar në komunat kryesore të Kosovës. Sigurisht projekti i Akademive nuk do të ndalet dhe do të zgjerohet edhe më tutje, tashmë duke qenë edhe më i pasuruar me platformën e re, ka thënë Godanci-Aliu.
Në BPB Infomat mund të lexoni lajme dhe artikuj rreth bizneseve, të informoheni rreth zhvillimeve në fushën e ekonomisë dhe të biznesit dhe programeve mbështetëse për NMVM-të si dhe të caktoni takim me këshilltarin tuaj nga Banka, apo të adresoni pyetje specifike për të cilat do të kujdesemi të merrni përgjigje nga ekspertët e fushës.
Për më shumë informacion rreth ueb sajtit të ri të BPB-së dedikuar NMVM-ve, ju lutemi vizitoni https://bpbinfomat.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'