LAJMI I FUNDIT:

BPB përmbyll me sukses ciklin e dytë të “Akademive të Biznesit”

Banka për Biznes ka përfunduar me sukses ciklin e dytë të “Akademive të Biznesit”. Së bashku me partnerë të Bankës është organizuar edhe paneli ku është diskutuar për rezultatin e Akademive për këto dy vite, si dhe zhvillimin e tyre edhe më tutje.

Banka për Biznes ka pritur sot partnerët e saj në ceremoninë përmbyllëse të Akademive të Biznesit, që BPB i ka organizuar për dy vite me radhë.

Në fjalën hyrëse para të pranishmëve, Adonis Bllacaku, Udhëheqës i Departamentit të Retail dhe Marketing në BPB tha se tashmë janë përfunduar dy cikle të organizimit të Akademive të Biznesit, në shtatë komuna të Kosovës ku shumë klientë kanë përfituar nga ky shërbim jo-financiar që ishte një koncept i ri për shtetin dhe për bankën e klientët e Bankës për Biznes.

“Janë bërë dy vite dhe kemi pasur një rrugëtim shumë të mirë, me shumë rezultate. Kur e kemi filluar projektin bisedat që i kemi pasur, planet dhe vështirësitë që na kanë dalur dhe çka kemi dashur të bëjmë me këtë program në fazën e parë, ishte diçka që e menduam si të pamundur, mirëpo, me ndihmën e partnerëve tanë strategjik, mendoj se i kemi tejkaluar të gjitha sfidat dhe kemi pasur një rezultat tejet të mire”, tha Bllacaku.

U.D Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-së, Artan Sadiku tha ndërkaq se BPB në vazhdimësi tregon se është derë kryesore e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

“Qëllimi i BPB-së ka qenë që përveç shërbimeve financiare të ofrojmë edhe shërbime jo-financiare të cilat kanë dalë si nevojë nga hulumtimet tona të brendshme që ne i kemi organizuar me të gjithë klientët e biznesit të Bankës për Biznes. Nga këto hulumtime që i kemi bërë me bazën tonë të klientëve kemi parë që disa prej sfidave të cilat dalin nga bizneset kosovare nuk janë vetëm qasja në financa, por është edhe pozicionimi strategjik, është plani i marketingut, përgatitja e pasqyrave financiare, etj. Si derivat i sfidave që kanë dalë nga hulumtimi jonë ne si Bankë kemi organizuar këto akademi për vitin e dytë radhazi, së bashku me konsulentët tanë nga Turqia dhe jemi shumë të lumtur që sot këtë ceremoni po e përmbyllim së bashku me partnerët tanë”, ka thënë Sadiku.

Ai tutje ka folur edhe për planet e BPB-së për zgjerimin e shërbimeve jo-financiare që ofrohen për klientët, duke lansuar në treg edhe “Portalin e Biznesit”, që do të shërbejë çdo ditë të javës si konsulent online për klientët, e ku do të publikohen informacione të rëndësishme për këtë kategori të të bërit biznes.

U.D Kryeshefi Ekzekutiv, Artan Sadiku tha se është krenar që pikërisht me Akademitë e Biznesit, BPP është shpërblyer me çmimin ‘Silver’ në kategorinë “Financier of the Year” nga SME Finance Forum.

Leonora Kusari nga BERZH-i ka folur për bashkëpunimin me BPB-në duke përmendur edhe programin për të rinjtë.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu, sidomos me një partner si BPB-ja që të njejtat misione dhe qëllime i kemi, sic e dini BERZH-I cdo herë në qasjen e vet, përvec qasjes në financa e ka edhe qasjen në shërbime jo-financiare qoftë ajo drejpërdrejtë përmes shërbimeve të konsulencës, por edhe në ngritje të kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të konsulentëve vendor. Këtu përputhen objektivat dhe qëllimet me Bankën dhe sidomos në Akademinë e fundit kemi bashkëpunuar në pjesën e trajnimeve për media sociale që ka dalë si nevojë nga kërkesat e klientëve”, ka thënë Kusari.

Artikull i sponzorizuar