Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Agron Shala

Botën shikoj
Prej syve që zgjohen në një fytyrë të zezë -
Dhe kjo është ajo që shoh:
Këtë hapësirë të ngushtë me gardh
Që më është caktuar.


Pastaj shikoj muret qesharake
Përmes syve të errët në një fytyrë të errët -
Dhe kjo është ajo që di:
Se të gjitha këto mure që shtypja ndërton
Duhet të shemben!

Shikoj trupin tim
Me sy që nuk janë më të verbër -
Dhe shoh se vetë duart e mia mund ta bëjnë
Botën që kam në mendje.
Atëherë le të nxitojmë, shokë,
Rrugën ta gjejmë.