LAJMI I FUNDIT:

Bosnja e Hercegovina e trazuar pas zgjedhjeve në Mal të Zi – kthim në vitet e 90-ta

Bosnja e Hercegovina e trazuar pas zgjedhjeve në Mal të Zi – kthim në vitet e 90-ta

Aleanca e partive fituese në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi e ka kthyer këtë vend në vitet 90-të të shekullit të kaluar.

Kështu thotë avokati nga Sarajeva, ish-redaktori i revistës Dani, Senad Peqanin.

“Kjo shihet nga shpërthimi i nacionalizmit serbo-madh, dhuna ndaj boshnjakëve, sulmet ndaj pasurisë së Bashkësisë Islame, nga kërcënimet ndaj malazezëve dhe shqiptarëve… Nga festimet në Beograd dhe Republikën Srpska shihet qartë se kemi të bëjmë me ringjalljen e idesë, nëse jo të ‘Serbisë së Madhe’ atëherë të ‘Serbisë së Zgjeruar’, apo asaj që [Aleksandar] Vuçiqi e quan kohët e fundit ‘Botës Serbe”, thotë Peqanin.

Ai paralajmëron se në skenë po shfaqet madje shkallëzimi i “padurueshmërisë çetnike” ndaj malazezëve dhe pakicave të tjera në Mal të Zi dhe se tani po mungojnë vetëm “kokat e vdekura”.

“Boshnjakët e Malit të Zi janë frikësuar, për shkak se gjithandej shohim parulla ofenduese ndaj tyre, sulme me gurë në Berane, sulme ndaj godinës së Bashkësisë Islame në Plevle, qëllimit me armë zjarri të një malazezi të ri në Nikshiq, vetëm pse kishte flamurin malazez në dorë”, thotë ai.

Skenari malazez në Bosnjë e Hercegovinë?

Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi kanë treguar se pushteti mund të ndërrohet me angazhimin e madh të opozitës dhe daljen masive në zgjedhje, pohon drejtuesi i portalit Istinito nga Banjaluka, Zhelko Raliq.

“Kjo është në veçanti me rëndësi për banorët e Bosnjës e Heregovinës, të cilët për vite të tëra janë viktimë e pushteteve të korruptuara, vjedhjes së votave dhe presioneve ndaj bartësve të funksioneve publike. Një skenar të ngjashëm si në Mal të Zi mund të shohim edhe në Bosnjë e Heregovinë”, thotë Raliq për Deutsche Welle.

Ai beson se Milo Gjukanoviqi do të vazhdojë të përdorë postin e presidentit për të penguar opozitën e deritanishme që të marrë pushtetin.

“Mendoj se ka shenja për tensione ndërnacionale në Mal të Zi… Kërcënimet e partive proserbe ndaj boshnjakëve do të paraqiten si faktor destabilizimi i dirigjuar nga Beogradi, me qëllim që partitë boshnjake dhe shqiptare të mos futen në koalicion me opozitën e deritanishme”, thotë ai.

Fituesit në Mal të Zi festojnë gjenocidin në Srebrenicë, Ratko Mladiqin…

Senad Peqanin mendon se akuzat ndaj regjimit “diktatorial” të Gjukanoviqit janë të pabaza.

“Cili regjim diktatorial nuk do ta nxirrte para drejtësisë fituesin e vërtetë në këto zgjedhje, mitropolitin Amfilohije Radoviq, i cili bënte thirrje për urrejtje ndaj malazezëve dhe myslimanëve? Në anën tjetër do të kishte shkas për festimin e humbjes së Gjukanoviqit për shkak të pushtetit të korruptuar, sikur të mos kishin fituar forcat shoviniste pro-serbe, të cilat mohojnë edhe gjenocidin në Srebrenicë, festojnë Drazha Mihajloviqin, Ratko Mladiqin… Po të kishin fituar partitë si socialdemokratët suedezë apo ekologjistët gjermanë, me siguri që do të kishim ndryshime në drejtimin e duhur”, pohon Peqanin.

Figura qendrore e zgjedhjeve tani është shqiptari Dritan Abazoviq, i cili është bashkuar me partitë pro-serbe, me qëllim largimin e Gjukanoviqit nga pushteti. Komentet e deklaratave të Abazoviqit për “qërim hesapesh” me mbeturinat nga vitet 90-ta, janë të ndryshme.

“Do të ishte mirë sikur të paraqitej një person si Dritan Abazoviq edhe në Bosnjë e Heregovinë me qëndrime të qarta, i pakorruptuar dhe me vizione të qarta për reforma. Shpresoj se njerëzit do të kuptojnë një ditë se pushtetet nuk janë të këqija vetëm për faktin se në pushtet janë boshnjakët, serbët apo kroatët, por për shkak të korrupsionit dhe sjelljes së shfrenuar të pushtetmbajtësve”, mendon Raliq.

Aleanca me djallin

Peqanin nuk pajtohet me ata që thonë se Abazoviq mund të jetë shembull edhe për vende të tjera.

“Mendoni se mund të ketë ndonjë koalicion mes partisë së Dodikut dhe partisë sonë në Bosnjë e Heregovinë? Kompromisi është i logjikshëm për mbajtjen e pushtetit, por mbi çfarë bazash ndërtohet ky kompromis. Edhe në Gjermani kërkohen kompromise, por CDU nuk mund të futet në pushtet me partinë profashiste AfD (Alternativën për Gjermani). Dhe liderët e AfD e kanë përshëndetur fitoren e vëllezërve të tyre në Mal të Zi”, thotë Peqanin.

Ai mendon se në Mal të Zi mund të ketë ndryshime të shpejta të kursit properëndimor të vendit.

Nebojsha Medojeviq thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe Zdravko Krivokapiq pohon se nuk do të marrë asnjë vendim që është në kundërshtim me interesat e Serbisë.

“Të gjitha këto deklarata i shërbejnë strategjisë serbe për krijimin e një shteti me shumicë serbe”, pohon Peqanin.

Reagimet e krerëve politikë

Anëtari i presidencës boshnjake nga Republika Srpska, Milorad Dodik i ka përshëndetur menjëherë rezultatet e zgjedhjeve dhe shpreson “kohë më të mira” për raportet me Malin e Zi.

Përfaqësuesi kroat, Zelko Komshiq, pohon se ajo që po ndodh në Mal të Zi nuk ka lidhje me demokracinë. Ndërsa boshnjaku Shefik Xhaferoviq ka kërkuar nga Gjukanoviqi mbrojtjen e minoritetit boshnjak në Mal të Zi. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori