LAJMI I FUNDIT:

Boshkov: Presim të përfundojë kriza që bashkarisht ta krijojmë politikën ekonomike

Boshkov: Presim të përfundojë kriza që bashkarisht ta krijojmë politikën ekonomike

Konfederata e biznesit të Maqedonisë pret së shpejti të përfundojë kriza politike që të mund të sillen masa të reja të cilat do të jenë në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në shtet. Kryetari i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, sot deklaroi se biznesmenëve u nevojitet stabilitet juridik dhe biznesklimë e mirë që të mund intensivisht të investojnë në biznese të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boshkov potensoi se, ajo që ende paraqet problem për udhëheqjen e biznesit, është qasja deri te financat, ndryshimi i shpeshtë i rregullativës ligjore, kultura e dobët sipërmarrëse dhe konkurrenca jolojale.


Ndërsa, sipas ministrit të financave, Kiril Minoski, i cili mori pjesë në shënimin e jubileut, gjatë viteve të kaluara janë bërë reforma të shumta nga ana e qeverisë me qëllim që krijohen kushte ideale për udhëheqjen e biznesit.

Me këtë rast ai i pëmendi shkallën më të ulët efektive tatimore, zvogëlimin e kohës dhe harxhimet gjatë regjistrimit të bizneseve të reja, procedurat lehtësuese për eksport dhe masa tjera. Në Biznes konfederatën e Maqedonisë sot anëtarësojnë 8.500 kompani, të bashkuara në 13 shoqata afariste, me dy zyre rajonale në Prilep dhe Tetovë./Telegrafi/