LAJMI I FUNDIT:

Borxhi Publik në Shqipëri arrin në nivelin prej 71.5 për qind të PBB-së

Borxhi Publik në Shqipëri arrin në nivelin prej 71.5 për qind të PBB-së

Qeveria shqiptare synon që nëpërmjet konsolidimit fiskal të ndikojë në uljen e borxhit publik. Sipas të dhënave operative të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, viti 2017 u mbyll me një nivel borxhi prej 71.5 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 72.4 për qind e PBB-së që ishte në fund të vitit 2016.

Sipas vetë krerëve te Financave, ka një angazhim të panegociueshëm dhe të pakthyeshëm për konsolidim fiskal. Ndërkohë, disa shifra për të parë përgjegjshmërinë në menaxhimin e borxhit, pra kemi ditët maturim të zgjatura në 780 ditë, kemi dhe yield-in mesatar të ponderuar në rënie, të influencuar sigurisht nga situata vendase dhe ndërkombëtare, por definitivisht e influencuar dhe nga mirë-menaxhimi i borxhit publik.


Qeveria synon ta ulë borxhin publik në 63 për qind në fund të vitit 2020. Plani i qeverisë bëhet i ditur në Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2018–2020, e cila synon ta zbatojë duke pasur si objektiva kryesore; sigurimin e realizimit të nevojave të qeverisë për financim, si dhe të nevojave për të shërbyer borxhin aktual me kosto sa më të ulët dhe duke mbajtur nivele të papranueshme të ekspozimit ndaj rrezikut.

Gjatë këtij 3-vjeçari është parashikuar që të ketë dhe një shtesë financimi të huaj në formën e huave tregtare ose nëpërmjet daljes në tregjet ndërkombëtare me Eurobond. Kjo shtesë financimi vlerësohet si e nevojshme për të ulur presionin në tregun e brendshëm.

Sipas strategjisë, në periudhën 2018-2020, tregu i brendshëm do të vazhdojë të mbetet burimi kryesor i financimit dhe do të mbulojë të terma bruto mesatarisht mbi 75 për qind të nevojave të përgjithshme të qeverisjes qendrore për hua. /Scan