Gjatë vitit që lamë pas borxhi publik i Kosovës është rritur për rreth 100 milionë euro në raport me vitin paraprak. Rritja e shpejtë e borxhit nga njohësit e ekonomisë në vend po konsiderohet si sinjal i keq për të ardhmen e shtetit.
Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave (MF) shihet se në fund të vitit që lamë pas borxhi publik i Kosovës ka arritur në 852 milionë euro e derisa në fund të vitit 2015 borxhi publik i Kosovës ishte 748 milionë euro, shkruan Zëri.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se nga kjo shumë 373 milionë euro është borxhi ndërkombëtar derisa pjesa tjetër i përket borxhit të brendshëm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shihet se në vitin 2012 borxhi publik i Kosovës ka qenë 409 milionë euro, derisa në vitin 2013 shuma e borxhit ka arritur në 476 milionë euro. Në vitin 2014 shuma totale e borxhit publik ka arritur në 582 milionë euro e derisa një viti më vonë, në vitin 2015, shihet se borxhi publik është rritur në masë enorme duke arritur në 748 milionë euro.
Në fund të vitit 2016 borxhi i Kosovës ndaj Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kishte arritur në 169 milionë euro, derisa ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim ka arritur në 36 milionë euro. Po ashtu borxhi i Kosovës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në 113 milionë euro, ndaj “UniCredit” 6.4 milionë euro, si dhe ndaj KfW-së 47 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak