LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i Maqedonisë është sa 46% i BPV

Borxhi i Maqedonisë është sa 46% i BPV

Ministria e Financave të Maqedonisë sot ka publikuar borxhin publik, i cili është njehësuar deri më 30 shtator të këtij viti.

Realisht sipas MF borxhi publik është 4.69 miliardë euro apo 45.8% të Bruto Prodhimit Vendor të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi publik është ulur për 9.6 milionë euro, apo 0.1%. Në tre mujorin e tretë të këtij viti, borxhi publik është ulur për 16.8% ose 0.2%” thonë nga Ministria e Financave.

Ulja e borxhit publik i faturohet pagesës së disa detyrimeve të brendshme dhe të jashtme, që kapin shumën e 101.9 milionë euro. /Telegrafi/