LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i jashtëm u rrit me 10%

Borxhi i jashtëm u rrit me 10%

Banka e Shqipërisë raportoi se qeveria mban peshën kryesore në stokun e Borxhit të Jashtëm Bruto (BJB). Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 10% dhe në fund të muajit shtator 2016 shënon 3,373 milionë euro.

Më tej Banka Qendrore sqaron se, Borxhi i Qeverisë së Përgjithshme përbëhet nga huatë afatgjata, obligacionet dhe dëftesat. Teprica e huave afatgjata u rrit me rreth 204 milionë euro dhe ajo e obligacioneve me 103 milionë euro – për zhvillime të ndodhura kryesisht në tremujorin e katërt të vitit 2015, ndërsa gjatë nëntëmujorit të vitit 2016 rritja ka qenë më e ngadaltë. Huat e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve. Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 1% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.


Në fund të muajit shtator të vitit 2016 Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi rreth 7,924 milionë euro. Gjatë tremujorit të tretë të vitit stoku i BJB u zgjerua me rreth 44 milionë euro, ndërsa referuar të njëjtës periudhë të një viti më parë, stoku është rritur me 488 milionë euro.

Në rreth 77% të vëllimit BJB është në trajtën e borxhit afatgjatë – kryesisht në formën e huave të zotëruara nga Qeveria e Përgjithshme. Borxhi afatshkurtër zotërohet kryesisht nga Bankat. Sektori i Qeverisë së Përgjithshme zotëron pjesën kryesore të BJB, me rreth 43% të vlerës. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis Bankave (17%), Sektorëve të tjerë (16%), Autoritetit monetar (1%) dhe hua midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (23%).

Stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë ra përgjatë vitit me rreth 17% si pasojë e shlyerjes së huave të garantuara nga Qeveria dhe në fund të muajit shtator 2016 shënon 62 milionë euro. Në masën më të madhe ky borxh përbëhet nga alokimet e SDR-së (93%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN-ja zënë respektivisht 7%.

Në fund të periudhës, stoku i borxhit të jashtëm bruto të sistemit bankar shënoi rreth 1,367 milionë euro duke u rritur me 71 milionë euro me një vit më parë. Përbërësit kryesorë të borxhit të bankave mbeten “monedhat dhe depozitat” dhe “huatë”, të cilat përfaqësojnë përkatësisht rreth 83% dhe 12% të totalit të borxhit të bankave. Stoku i borxhit të Sektorëve të Tjerë shënoi 1,301 milionë euro, në rritje gjatë vitit me 2%. Borxhit të jashtëm në formën e huave midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt “investime direkte – huave ndërkompani” arriti nivelin prej 1,821 milionë euro, duke u zgjeruar në harkun kohor të një viti me 95 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori