LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Nëse BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet një forcë gjeopolitike

Borrell: Nëse BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet një forcë gjeopolitike

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, tha se nëse Bashkimi Evropian nuk stabilizon Ballkanin dhe nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet një forcë gjeopolitike.

Në një intervistë për “Financial Times”, në të cilën foli për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell tha se Ballkani paraqet një shqetësim për Brukselin.

“Nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë e vështirë të konsiderojmë veten një forcë gjeopolitike, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë, vetëm evropianët”, tha Borrell, transmeton Telegrafi.

Borrell tha se Brukseli angazhohet për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun Evropian, por që ka mosmarrëveshje të shumta midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.

Bashkimi Evropian ishte nikoqir i një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës javën e kaluar.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së po ashtu ka paralajmëruar se udhëheqësit e vendeve të bllokut të BE-së do të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përfshirë presidentin Lukashenko. Kjo sipas tij pritet të ndodhë në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori