LAJMI I FUNDIT:

Borissov për vendimin negativ të BE-së: Macron ka pasur të drejtë

Borissov për vendimin negativ të BE-së: Macron ka pasur të drejtë

Edhe pse e ka mbështetur fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryeministri bullgar Boyko Borissov, mbrëmë tha se presidenti francez Emannuel Macron ka pasur të drejtë.

Sipas leksionit që e ka mësuar Borissov, nëse orientimi i një shteti drejt BE-së varet vetëm nga një person (parti), atëherë ai shtet nuk është i gatshëm për atë rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga “Deutsche Welle”.


“Unë dola tha thash – kolegë, t’ju japim një mundësi. E kam të vështirë, e di sa kemi investuar. Siç thuhet, edhe emrin e ndryshuan. T’ju japim perspektivë. Të gjithë u shikuan, ndërsa Tusk edhe zyrtarisht e propozoi atë që unë e thash dhe të gjithë u pajtuan”, tha Borissov në një intervistë për televizionin bullgar “BTV”.

I pyetur për qëndrimin e Macronit, ai tha se presidenti francez ka të drejtë.

“Ju dhash kolegëve një shembull. Para shumë viteve, kur Boris Tadiq ishte president i Serbisë, të gjithë shumë dëshironim që Serbia t’i nisë negociatat me BE-në. Atëherë Sarkozy ishte president i Francës. Ai u kthye kah unë dhe më tha: Boyko, nëse në një shtet orientimi i tij varet vetëm nga një njeri, atëherë ai shtet nuk është për në BE. Unë shumë mirë e mbaj mend dhe po e citova atje”, tha Boyko Borissov./Telegrafi/