LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson fitoi më shumë se 325 mijë euro vetëm për një fjalim në SHBA

Boris Johnson fitoi më shumë se 325 mijë euro vetëm për një fjalim në SHBA

Largimi nga kreu i qeverisë britanike ishte një humbje e madhe politike për Boris Johnson, por nuk ka krizë për llogarinë bankare.

Ish-kryeministri u pagua më shumë se 325 mijë euro për vetëm një fjalim në një takim të industrisë së sigurimeve në SHBA, sipas shifrave të reja të të ardhurave për deputetët britanikë.


Kur u bë kryeministër britanik në vitin 2019, Johnsonit iu desh të hiqte dorë nga shkrimi i artikujve në gazeta dhe mbajtje të fjalimeve në tubime të ndryshme, raporton skynews.

Pasi u pushua nga puna në shtator, Johnson përdori lirinë për të mbajtur fjalim në mbledhjen e Këshillit të Agjentëve dhe Brokerëve të Sigurimeve në Kolorado Springs më 14 tetor, për të cilën u pagua 325,150 euro. Për të mbajtur këtë fjalim, ai ndërpreu pushimet në Karaibe.

Regjistrat e të ardhurave të deputetëve britanikë tregojnë se Johnson, gruaja dhe dy fëmijët e vegjël kishin statusin e të ftuarit në zonën luksoze të aeroportit Gatwick më 7 tetor, si dhe kur u kthyen më 22 tetor.

Gjithsesi, kryeministri i rrëzuar disa gjëra i bën falas, ndaj regjistrohet si president i “Miqve Konservatorë të Ukrainës” pa kompensim financiar. /Telegrafi/