LAJMI I FUNDIT:

Borë dhe acar në Evropë, në Athinë shënohen tre viktima

Borë dhe acar në Evropë, në Athinë shënohen tre viktima

​Evropa përballet me një javë të acartë, në mesin e parashikimeve për një stuhi gjigante bore në një pjesë të madhe të kontinentit.

Evropianët, sipas shërbimit të motit të BBC-së, do të përballen me kaos në udhëtime për shkak të reshjeve të borës dhe akullit, që gjatë javës së ardhshme do të jenë të kudondodhura.


Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për acar në disa zona të Gjermanisë dhe Austrisë.

Meteorologët paralajmërojnë se, Evropa duhet të përgatitet për më shumë reshje bore. Në lindje të kontinentit, i ftohti do të dominojë, ndërkohë që reshje të shumta priten në Austri, Alpet lindore, Ballkan dhe Poloni.

Madje, sipas meteorologëve ka reshje të pazakonta bore në Turqi dhe Greqi. Pikërisht nga fqinji jugor vjen edhe lajmi për 3 viktima në periferi të Athinës, si pasojë e motit të keq, përcjell TCH.

Ndërkohë që një mot i lagësht, me shi dhe borë po i drejtohet edhe Skandinavisë. Po ashtu, gjatë javës së ardhshme Londra dhe Parisi do të regjistrojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Moti i keq në Greqi, një e vdekur dhe dy të zhdukur
Lexo po ashtu Moti i keq në Greqi, një e vdekur dhe dy të zhdukur

Berlini po ashtu do të përballet me acar, ndërsa në Moskë, merkuri në termometër do të zbresë nën -10 gradë Celsius që nga e hëna. Një pjesë e rrugëve më të rëndësishme në Evropë mund edhe të mbyllen si pasojë e këtyre kushteve të motit.

Era e fortë nuk do të mungojë, pavarësisht se stuhitë më të mëdha të borës, sipas meteorologëve do të fokusohen në Gjermaninë jugore dhe Austri, ndërkohë që reshje bore ka pasur edhe në Italinë jugore. Kushtet ekstreme të motit i kanë përfshirë tashmë vendet evropiane të Mesdheut, duke filluar që nga 48 orët e shkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori