LAJMI I FUNDIT:

Bordi i përkohshëm i KEK-ut emëron Luigj Imerin ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv

Bordi i përkohshëm i KEK-ut emëron Luigj Imerin ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, njofton se ne mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 24 prill me vendim unanim ka emëruar Luigj Imerin në pozitën e ushtruesit të detyrës të kryeshefit ekzekutiv.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ky vendim është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e Imerit.


“Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të Imerit, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani. Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e Menaxherit të Departamentit të termocentralit ‘Kosova B’, në kuadër të Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Divizionin e termocentralit ‘Kosova B'”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e 26-të të Qeverisë Kurti, është marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”. Në po atë vendim, qeveria në KEK ka emëruar Rrezarta Pllanën kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapollin drejtore, Arbnor Pulën drejtor dhe Bezad Halilaj drejtor. /Telegrafi/