Bordi i KOSTT-it arsyetohet për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv, Evetar Zeqiri

Bordi i Drejtorëve të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka shkarkuar të enjten kryeshefin ekzekutiv, Evetar Zeqirin. Por, KOSTT-i nuk ka dhënë sqarime pse ka marrë këtë vendim.
Ndërkohë, RTV Dukagjini ka siguruar vendimin e Bordit të KOSTT-it për shkarkimin e Zeqirit.
Në arsyetim thuhet se Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar me kujdes gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, me theks të veçantë vendimmarrjen e kryeshefit ekzekutiv për lëvizjes e personelit në pozita kyçe, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionalitetin jo të duhur të strukturave operative të ndërmarrjes.
“Këto vendimmarrje kanë reflektuar gjithashtu me efekt negativ në motivimin dhe zhvillimin profesional të stafit, duke cenuar stabilitetin organizativ dhe klimën e brendshme të punës. Gjithashtu u shqyrtua edhe niveli jo i kënaqshëm i realizimit të investimeve kapitale dhe planifikimi jo i duhur i projekteve në buxhet përkundër adresimeve të vazhdueshme paraprakisht nga Bordi i Drejtorëve tek kryeshefi ekzekutiv dhe planifikimeve strategjike të miratuara”, thuhet nder tjerash në arsyetim.
Vendimi për shkarkimin e Evetar Zeqirit është nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve në KOSTT, Gëzim Tosuni.
Afër 600 milionë euro ka importuar rrymë Kosova në katër vjetët e fundit. Në krye të këtij tregtimi qëndron kompania “Noa Energy Trade”, së cilës nuk i dihet adresa as pronari, por që në furnizimin nga importi Kosova më së shumti del se varet prej saj.
As ZRrE dhe as KOSTT nuk kanë komentuar çështjen e importit dhe as për kompanitë prej kah blihet.
Profesionistë që ndjekin zhvillimet në sektorin energjetik procesin e blerjes së rrymës e kanë lidhur me mafinë energjetike.
“Është e frikshme se çfarë ndodh dhe është edhe diçka që njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesi vepron mafia energjetike në rajon”, thotë Dajana Berisha nga Forumi për Iniciativa Qytetare.
Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP, thotë se “Termin mafi energjetike e kemi dëgju së pari nga Albin Kurti. Tash po përdori fjalën e tij. D.m.th veç ekziston dhe kjo është shumë e qartë se kush përfiton nga importi”, vijon.
Në një njoftim për media, bordi i drejtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se ka vendosur po ashtu që Shaban Neziri të jetë ushtrues detyre deri në marrjen e një vendimi tjetër.
“Ju njoftojmë që Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në takimin e mbajtur me 24 Prill 2024, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri. Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet në njoftim.
Zeqiri ishte emëruar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv në tetor të vitit 2022.
Neziri është inxhinier i elektroteknikës dhe është pjesë e KOSTT-it që nga themelimi. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Premiere Weekend me filmin hit “Mission: Impossible – The Final Reckoning” më 17-18 maj

Strukturat paralele largohen nga fabrika e ujit në Zubin Potok – shteti rikthen kontrollin e saj për sigurinë e qytetarëve

Kur faturat rriten, Dielli mbetet falas – Si po ndihmon Muqa Solar familjet dhe bizneset në Kosovë të kursejnë energji dhe para?

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Kur faturat rriten, Dielli mbetet falas – Si po ndihmon Muqa Solar familjet dhe bizneset në Kosovë të kursejnë energji dhe para?

Strukturat paralele largohen nga fabrika e ujit në Zubin Potok – shteti rikthen kontrollin e saj për sigurinë e qytetarëve

Premiere Weekend me filmin hit "Mission: Impossible – The Final Reckoning" më 17-18 maj

GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

Eksploroni bukurinë me stil: Mbi 100 shpërblime të mëdha në Hoffman Stores!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë