LAJMI I FUNDIT:

Bora zbardhë Shkodrën, Elbasanin e Gjirokastrën

Bora zbardhë Shkodrën, Elbasanin e Gjirokastrën

Reshjet e borës kanë zbritur deri në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Gjatë natës ka rënë borë edhe në Tiranë, por pas një ore gjithçka është zëvendësuar nga reshje shiu.

Probleme ka në akset rrugore në qarqet ku dëbora ka qenë e dendur. Prej orës 4: 30 të mëngjesit dhjetëra automjete u bllokuan në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.


Borëpastruesja nisi punë vetëm në orën 7:30. Të bllokuara janë zonat e Zagorisë e Pogonit disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë. Rreth 20 cm reshje dëbore kanë mbuluar ndërkohë Gjirokastrën dhe rrethinat.

Reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës duke vështirësuar qarkullimin në qytet dhe në akset nacionale. Rreth orës 3 të mëngjesit aksi drejt Kakavijes përshkohej me vështirësi dhe pati shumë bllokime dhe rrëshqitje të mjeteve në rrugë. Ende akset kombëtare nuk janë të kalueshme për mjete të vogla dhe për qafën e Muzinës drejt Sarandës duhen përdorur zinxhirë. Edhe në qytet qarkullimi i mjeteve është pothuajse i pamundur, transmeton tch.

Ndërkohe situata e vështirë është në disa akse kombëtare.

Sipas ARRSH, Qafë- Thana kalohet me zinxhirë. Në Gramsh janë bllokuar disa fshatra. Në Prrenjas të bllokuar Rrajca, Sopoti, Skënderbeu.

Në Elbasan kalohet me zinxhirë rruga për Labinot Mal, dhe Gjinar.

Librazhd është bllokuar Qarrishta, si dhe kalohen me zinxhirë disa fshatra. Në disa fshatra nuk zhvillohet procesi mësimor për shkak të mos udhëtimit të mësuesve drejt vendeve të punës.

Dëborë e dendur ka rënë dhe në Bulqizë, ku trashësia shkon në 10 cm në qytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori