Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është duke i kryer testet mjekësore te Milani, ndërsa paga e tij është një rekord për Seria A.

Transferimi i papritur i tij pritet të kompletohet për 40 milionë euro dhe 2 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas Mediaset Premium, 30-vjeçari do të jetë lojtari më i paguar në Serie A.

Bonucci në Cassa Milan

Ai ka nënshkruar një kontratë për pesë vite, ku do të paguhet 8 milionë euro dhe 2 milionë tjera në forma bonusesh.

Ai e ka mposhtur Gonzalo Higuainin që ka rrogë 7.5 milionë euro në vit te Juve.

Lojtari në ambientet e Milanit

Bonuccit do t’i jepet edhe shiriti i kapitenit pasi që të bëhet zyrtarizimi.

Ai sot ka mbërritur në Casa Milan. Zyrtarizimi mund të bëhet sot. /Telegrafi/