LAJMI I FUNDIT:

Bonucci dhe Biglia nuk mund të luajnë në Ligën e Evropës, sepse Milani ende nuk i ka paguar ish-klubet e tyre

Bonucci dhe Biglia nuk mund të luajnë në Ligën e Evropës, sepse Milani ende nuk i ka paguar ish-klubet e tyre

Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia nuk janë regjistruar nga Milani, sepse pagesa nuk do të ndodhë deri më 11 gusht – ka bërë të ditur Marco Fassone.

Dy lojtarët është pritur të përfshiheshin në ndeshjen kualifikuese të Europa League kundër Craiovas në Rumani, por nuk janë në skuadrën e Rossonerëve.

Fillimisht ishte thënë se mospërfshirja ishte çështje kohe, mirëpo Il Sussidiario ka raportuar se transferimet nuk janë kompletuar ende, sepse Milani ka pasur vështirësi në qasjen ndaj obligimeve financiare. Tash edhe drejtori i kuqezinjve e ka konfirmuar këtë gjë.


Bonucci: Dua të bëj histori me Milanin
Lexo po ashtu Bonucci: Dua të bëj histori me Milanin

“Milani dëshiron t’i sigurojë të gjithë tifozët rreth situatës së obligimeve financiare dhe ta bëjë të qartë se më 11 gusht do të ndodh depozitimi i rregullt”, ka deklaruar Fassone.

Serie A fillon më 19-20 gusht dhe dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion të skuadrës deri në atë kohë.

Milani duhet t’i paguajë Juventusit 42 milionë euro për Bonuccin, kurse Lazios 17 milionë euro (plus bonuset) për Biglian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori