LAJMI I FUNDIT:

‘Bomba’ nga Italia: Donnarumma arrin marrëveshje rinovimi me Milanin

‘Bomba’ nga Italia: Donnarumma arrin marrëveshje rinovimi me Milanin

Gianluigi Donnarumma thuhet se ka rënë dakord për një kontratë të re me Milanin, duke përfshirë një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por kjo shkurtohet në 50 milionë euro nëse nuk kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja pesëvjeçare është arritur dhe portieri ka nevojë vetëm për të vënë penën në letër.


Kjo është një ofertë e përmirësuar në krahasim me atë që 18-vjeçari dhe agjenti Mino Raiola hodhën poshtë muajin e kaluar.

Donnarumma rinovon me Milanin, por me klauzolë për Real Madridin
Lexo po ashtu Donnarumma rinovon me Milanin, por me klauzolë për Real Madridin

Në vend të pesë milionë eurove në vit, ai do të fitoj gjashtë milionë euro, ndërsa vëllai i tij, Alfredo Donnarumma, thuhet se do të bashkohet me klubin si zëvendës i tij për një milionë euro në vit.

Alfredo Donnarumma gjithashtu erdhi përmes Akademisë Rinore të Rossonerëve, prandaj Gianluigi është një mbështetës i Milanit.

Buffon këshillon Donnarummën
Lexo po ashtu Buffon këshillon Donnarummën

Kjo pagë do ta bënte 18-vjeçarin të tretin më të paguar në Serie A, ndërsa më e rëndësishmja, kontrata përfshin dy klauzola të ndryshme lirimi.

E para është 100 milionë euro, e dyta është 50 milionë euro nëse Milani nuk kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, gjë që është një hap drejt asaj që Raiola kishte kërkuar.

Sky gjithashtu pretendojnë se Donnarumma hodhi poshtë një ofertë nga Paris Saint-Germain duke përfshirë një rrogë plot 13 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori