Ne po bëjmë punë të vështirë me ankesat, por në një klimë të mirë me vullnet të mirë dhe me qëllime të mira, ne jemi në rrugën e duhur, tha zv. ministri i Jashtëm i Greqisë, Markos Bolaris, në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “Praktoromon Fm”, për takimin e fundit i Komitetit të Përbashkët Multidisiplinar të ekspertëve mbi çështjet historike, arkeologjike dhe edukative midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Ne jemi në rrugën e duhur, ka shumë punë me ankesat, por në një atmosferë të mirë, vërtet me qëllim të mirë dhe me të vërtetë me vullnet të mirë. Ka diskutime që po arrijnë thellë në histori, po kërkohen burime që të ketë qasje më të mirë të mundshme”, tha Bolaris, transmeton AIM nga Athina.

Bolaris, i cili po udhëheq edhe ekipin grek të Komisionit të Përbashkët, përsërit se është e nevojshme që të eliminohen pretendimet irredentiste dhe revizioniste nga tekstet shkollore, hartat dhe materialet tjera shoqëruese.

Komiteti i Përbashkët Ndërdisiplinor për çështjet historike, arkeologjike dhe edukative realizoi takimin e saj të katërt më 17 dhe 18 maj 2019 në Ohër, ndërsa delegacionet e të dyja palëve në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryen rishikim të detajuar dhe gjithëpërfshirës të plan programeve (kurrikulave) të historisë, tekstet shkollore dhe materialet mësimore ndihmëse (mjetet mësimore) në histori të përdorura në të dyja vendet./Telegrafi/