LAJMI I FUNDIT:

Boki 13 në aferën “Haraçi” e përmend edhe kryeministrin Zoran Zaev

Boki 13 në aferën “Haraçi” e përmend edhe kryeministrin Zoran Zaev

Gazeta italiane “La Verita”, ka publikuar një video inçizim të ri, me siguri të bëra nga Orce Kamçev të bërë në shtëpinë e tij dhe gjatë bisedave telefonike të tij me Bojan Jovanovski, në të cilën përmendet edhe kryeministri Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë video, Jovanovski dhe Kamçev diskutojnë procedurën e lirimit nga paraburgimi, si dhe për vazhdimin e procedurave për rastin “Perandoria”.

Siç dëgjohet nga materiali audio i prezantuar, Kamçev personalisht flet për prokuroren Katica Janeva, e cila, me ndërmjetësimin e “Boki 13”, i cili me siguri që është ulur pranë saj, shpjegon pse disa nga të dyshuarit po merren në pyetje.

Kamçev reagon për këtë, ndërsa Jovanovski i thotë Janevës se ai (Orce) ka frikë nga Lile (Stefanova).

Kamçev i përgjigjet me qetësi dhe thotë se nuk ka frikë, ndërsa Janeva përfshihet në bisedë dhe thotë se është shumë e zënë, kështu që tani Stefanova është më e angazhuar për këtë, por Lile nuk mund të bëjë asgjë pa mua, thotë Janeva.

Më vonë në bisedë “Boki 13” i zbulon Kamçevit se ai do të takohet me Zaevin dhe se këtë vetëm atij (Kamçevit) ja tregon. Kamçev ka rezerva për Zaevin, ndërsa “Boki 13” thotë se ai do të përpiqet të imponojë (Kamçevin) ashtu siç kishte bërë më parë për fjalët rreth tij. Pamjet nuk japin një shpjegim rreth takimit të “Bokit 13” me Zaevin dhe ku do të ndodh kjo ose me çfarë qëllimi do të bëhet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori