LAJMI I FUNDIT:

“Boki 13”: Fizikisht dukem mirë, por shëndeti im është përkeqësuar

“Boki 13”: Fizikisht dukem mirë, por shëndeti im është përkeqësuar
foto: makfax

“Qëndroj plotësisht në atë që e tha avokati im. Përvaç asaj që tha avokati im se dy herë jam operuar pa sukses, do të shtoja që gjendja ime shëndetësore është në rrezik. Unë kthehem në ato kushte. Mjekët e burgu kanë dëshirë të ndihmojnë, por nuk mundin për shkak të kushteve. Kam problme me organet. Jam në gjendje të mirë psikike. Operacionet janë të pasuksesshme për shkak të gabimeve mjekësore. Më është prerë nervi në stomak dhe kjo është arsyeja pse unë vjell. Kështu më ka thënë Spirovski nga Kirurgjia Torakale. Kam problem me mushkëritë dhe katër diagnoza. Pas shumë udhëzimeve të mjekëve në burg, kushtet në të cilat ndodhem nuk e lejojnë këtë”.

Këtë e tha sot Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” në seancën publike në Gjykatën e Apelit, për ankesën që e ka dorëzuar për shfuqizimin e masës së paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Fizikisht duke mirë, por kjo nuk e pasqyron gjendjen time shëndetësore. Në këtë procedurë duhet të jem i gjallë dhe i shëndetshëm, e jo i vdekur. Në lidhje me ikjen, dua të shtoj se personaliteti, figura, familja dhe mentaliteti im nuk e lejojnë këtë. Kur u arrestova, nuk tentova të iki, por kisha pushim prej shtatë ditëve me shokët. Unë jetoj për ta treguar të vërtetën për këtë rast, ta tregoj pafajësinë time. E them qartë se këtu jam për të treguar faktet dhe provat e mia, të marrë pjesë në procedurë të drejtë”, tha Jovanovski.

Ai shtoi se për çdo ditë kërkon të shtrohet në spital, por këtë ia mundësojnë vetëm kur gjendja shëndetësore i përkeqësohet shumë.

Më herët avokati i “Boki 13” kërkoi që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit dhe t’i zëvendësohet me masë tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori