LAJMI I FUNDIT:

Bogov: Mirëmbajtëm stabilitet të çmimeve, kurs stabil dhe sistem të shëndoshë bankar

Bogov: Mirëmbajtëm stabilitet të çmimeve, kurs stabil dhe sistem të shëndoshë bankar

Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov, duke u drejtuar në konferencën e organizuar me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë monetare, deklaroi se në 20 vitet e fundit kanë arritur të mirëmbajnë stabilitet të pmimeve, me inflacion në mesatare prej 2%, kurs stabil devizor dhe sistem të shëndoshë bankari, i cili sipas tij, mbijetoi shumë stres-teste në kohë reale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani kur po shënojmë 25 vite nga pavarësia monetare mund të themi se kemi kaluar situata të ndryshme dhe jemi ballafaquar me disa tronditje të brendshme, por edhe të jashtme. Mësuam shumë, si nga të tjerët ashtu edhe nga vetë ne dhe arritëm shumë qëllime. Përfundimisht kuptuam se duhet të punojmë edhe më me këmbëngulje për sukses më të mira në të ardhmen”, deklaroi Bogov.


Ai shpresoi se politika monetare ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë partner i sigurt i politikës makroekonomike në vend, me çrast kontribuohet në mirëmbajtje të gjithë stabilitetit makroekonomik./Telegrafi/