LAJMI I FUNDIT:

BMW X2 tërësisht i ri, ka filluar testimin

BMW X2 tërësisht i ri, ka filluar testimin

Ky model, do të jetë një hibrid elektrik

Deri më tani, BMW X2, ka qenë në dispozicion me motorin me 2.0 litra që prodhonte 302 kuaj fuqi, ndërsa modeli tërësisht i ri, do të vjen me ndryshime, transmeton Telegrafi.

Reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë këtë model, që ka filluar testimin, me shiritin që tregon se është një makinë hibride elektrike, si dhe ndryshime të lehta në dukje.

Në përgjithësi, kjo BMW është bazuar në X1, që është treguar një SUV shumë i suksesshëm në treg. Makina nuk kishte asnjë shtresë kamuflazhi, vetëm disa ngjitëse në dritat rrethore që shërbejnë për mot me mjegull.

Deri në vitin 2020, BMW planifikon t’i ketë në treg dhjetë makina hibride elektrike, që janë shumë të fuqishme dhe të mira. /Telegrafi/