LAJMI I FUNDIT:

BMW tërheq 312 mijë automjete nga Britania e Madhe për arsye sigurie

BMW tërheq 312 mijë automjete nga Britania e Madhe për arsye sigurie

Kompania gjermane e makinave BMW po tërheq nga tregu në Britaninë e Madhe plotë 312 mijë automjete, BMW Seria 1, Seria 3, Z4 dhe modelet e saj X1, me naftë dhe benzinë të prodhuara nga marsi i vitit 2007 deri në gusht të 2011-së.

Vitin e kaluar, kompania njoftoi tërheqjen nga tregu të 36.410 makinave për arsye sigurie, por tani thotë se mund të ketë probleme të ngjashme edhe në automjete të tjera.


Prodhuesi gjerman i makinave njoftoi fillimisht për tërheqjen e automjeteve të tij nga tregu në Britaninë e Madhe, pasi Narayan Gurung, që po udhëtonte me bashkëshorten në ditën e Krishtlindjes së vitit 2016, humbi jetën kur “Ford Fiesta” i tyre u përplas me një pemë për të evituar një BMW me defekt, në Guildford, Surrey, përcjell tch.

BMW-ja kishte pësuar një defekt elektrik, që kishte bërë që dritat e saj të mos funksiononin, duke bërë që mjeti të mbetej i ndaluar në errësirë në një rrugë kryesore.

Një hetim i autoriteteve doli në përfundimin se defekti mund të përsëritej në një numër më të madh automjetesh. Kohët e fundit u bë e ditur, madje, se BMW-ja nuk kishte informuar Agjencinë britanike të Standardeve të Automjeteve për defektin elektrik në disa prej makinave të saj.

Sipas një hetimi, kompania kishte marrë ankesa për një problem elektrik që në vitin 2011. BMW-ja kishte tërhequr nga tregu në SHBA plot 500 mijë makina në vitin 2013, po ashtu edhe në Australi, Kanada dhe Afrikën e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori