LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton versionin e rifreskuar, më agresiv – e tejet më luksoz të X7

BMW prezanton versionin e rifreskuar, më agresiv – e tejet më luksoz të X7

BMW edhe zyrtarisht ka prezantuar versionin e freskuar dhe tejet luksoz së SUV-it X7.

Menjëherë në shikim të parë vërehen dritat e ndara në pjesën e përparme, që i kanë dhënë një pamje më agresive – e këto karakteristika sipas drejtori të BMW-së do të jenë edhe pjesë e modeleve tjera luksoze, transmeton Telegrafi.


X7 padyshim se do të jetë SUV-i më i shtrenjtë i BMW-së, e detyra e versionit të rifreskuar është që ky SUV të qëndrojë para Range Roverit të ri.

Pikërisht për këtë X7 ka teknologji të avancuar të instaluar si dhe një dizajn më agresiv.

Çdo X7 është i pajisur me sistemin hibrid prej 48-volt. X7 M60i V8 prodhon 523 kuaj-fuqi, e i disponueshëm është edhe motori 3 litërsh me 6 cilindra që ka 374 kuaj-fuqi.

Pavarësisht përzgjedhjes së klientit, që të gjithë versionet bëjnë tërheqje me të katër rrotat dhe kanë ndërrues automatike me tetë shpejtësi. /Telegrafi/