LAJMI I FUNDIT:

BMW përdor teknologjinë e Nvidia “për të shkurtuar kohën e nevojshme për të krijuar fabrika të reja”

BMW përdor teknologjinë e Nvidia “për të shkurtuar kohën e nevojshme për të krijuar fabrika të reja”

BMW thotë se do të zvogëlojë përgjysmë kohën e planifikimit të nevojshëm për një fabrikë të re, ndërsa ajo garon për t’u përgatitur për kalimin e saj në prodhimin e veturave elektrike.

Prodhuesi gjerman i veturave i është drejtuar gjithashtu Nvidia-s për ta ndihmuar atë të planifikojë fillimisht fabrikat në botën virtuale përpara se t’i sjellë ato në jetë.


Gjatë një interviste përpara shfaqjes së fundit të veturave në Mynih, shefi i prodhimit të BMW, Milan Nedeljkovic tha se në varësi të vendit, planifikimi i një vendi të ri prodhimi mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj ndërsa ndërtimi zakonisht zgjat një ose dy vjet, raporton Car Scoops, transmeton Telegrafi.

“Nëse ne mund të reduktojmë pjesën e planifikimit të një projekti nga 24 në 12 muaj, ju po flisni për tre vjet në dy”, deklaroi ai.

Softueri i avancuar i zhvilluar nga Nvidia do të luajë një rol kryesor për ta bërë këtë të mundur.

Platforma Omniverse e gjigantit të teknologjisë do ta lejojë BMW-në të krijojë një “binjak dixhital” të fabrikës së saj në Hungari që do të fillojë të ndërtojë vetura elektrike në vitin 2025.

Softueri u lejon planifikuesve të fabrikës të testojnë instrumentet, të përmirësojnë ergonominë njerëzore dhe të integrojnë robotët në procesin e prodhimit. /Telegrafi/