LAJMI I FUNDIT:

BMW M5 CS përballet me M 1000 RR në “drag race-in” Bimmer kundër Beamer

BMW M5 CS përballet me M 1000 RR në “drag race-in” Bimmer kundër Beamer

Për herë të parë, BMW M5 merr një model CS që qëndron si M5 më i fortë në treg dhe është një ofertë e kufizuar për vitin e modelit 2022.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin në vetëm 2,9 sekonda, duke e bërë atë Bimmer-in më të shpejtë të prodhimit që mund të blini me paratë tuaja, shkruan motor1.


Por a mund të qëndrojë më mirë ky M5 CS kundër M 1000 RR, superbiçikletës së parë BMW M? Është një tjetër garë me supermotoçikletë kundër makinave sportive, e cila ofrohet nga Carwow UK, transmeton Telegrafi.

Ndërsa përballjet e mëparshme motoçikletë me makina që kemi parë përfshinin motoçikleta nga motoGP, dhe M 1000 RR është në fakt një supermotoçikletë e homologuar për gara.

Vlen të përmendet se ky është M 1000 RR që pritet të lansohet së shpejti, e që do të thotë se ende nuk i ka të instaluara shufrat lidhëse Pankl, të bëra nga titani dhe që janë më të gjata dhe më të lehta.

Megjithatë, ky Beamer tashmë prodhon 212 kuaj fuqi dhe 113 Njuton-metra fuqi rrotulluese që vjen nga motori i tij me katër linjë 999cc, duke tërhequr peshë prej vetëm 192 kilogramëve pa vozitës.

Është e panevojshme të thuhet se M 1000 RR është në krye të linjës BMW Motorrad edhe para ardhjes së versionit më të ri të vitit 2023. /Telegrafi/