LAJMI I FUNDIT:

BMW M3 CS në pistën e Nurburgring – pamjet që tregojnë si tingëllon dhe performnca e saj e kësaj “kryevepre”

BMW M3 CS në pistën e Nurburgring – pamjet që tregojnë si tingëllon dhe performnca e saj e kësaj “kryevepre”

Pista e njohur gjermane në Nurburgring Nordschlefie akoma është vendi i parë në të cilën të gjitha veturave të kompanive që prodhojnë vetura sportive, demonstrojnë potencialin dhe prezantojnë “kryeveprat e tyre”.

E në sfidën e fundit është gjendur BMW M3 CS që në matjen zyrtare të kohës ka arritur në eventin e M, kurse video-materiali tregon versionin e kufizuar për një xhiro në pistën 22.8 kilometërsh që u përshkrua për 7 minuta e 28 sekonda, transmeton Telegrafi.


M3 CS pas vetës së lënë shumë vetura të njohura siç është Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio Verde por edhe BMW M5 CS.

E derisa njësia M pritet të prezantojë M4 CS, vlen të theksohet se M3 CS vihet në lëvizje nga motori 3-litërsh me gjashtë cilindra që prodhon 550 kuaj-fuqi, dhe që bartë fuqinë motorike në të katër rrotat falë ndërruesit automatik me tetë shpejtësi.

Ka fellne 19/20-inç në të cilat janë të vendosura gomat Michelin Pilot Sport Cup me dimensione 275/35/19 përpara dhe 285/30/20 prapa.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 302 km/h. /Telegrafi/