LAJMI I FUNDIT:

BMW-ja me tingullin më të mirë në planet

BMW-ja me tingullin më të mirë në planet

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.


Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë. /Telegrafi/