LAJMI I FUNDIT:

BMW hyn në garë me Tesla, përgatit robotë humanoid

BMW hyn në garë me Tesla, përgatit robotë humanoid

Marka gjermane BMW ka nënshkruar një marrëveshje me një firmë robotike të quajtur Figure për të vendosur robotë humanoidë në fabrikat e saj në SHBA.

Kjo është kontrata e parë tregtare e nënshkruar nga Figure që nga themelimi në vitin 2022. Ndërsa kompania nuk bëri të ditur se sa robotë do të përdorë BMW, partneriteti do të fillojë me sasi të vogla dhe do të zgjerohet nëse provohet të jetë efektiv, tha startup-i.


Robotët humanoidë do të vendosen në Karolinën e Jugut dhe do të integrohen në proceset e prodhimit, duke përfshirë llamarinën dhe punën e magazinës në një ose dy vitet e ardhshme.

“Ne i projektuam robotët që të jenë të sigurt për njerëzit. Puna me BMW për automatizimin në fabrikën e prodhimit është një konfirmim i madh se ne kemi vendin tonë”, vuri në dukje startup.

Kjo është marrëveshja e parë e madhe për kompaninë ndërsa videoja e tyre tregon se sa larg kanë arritur në zhvillim. Pra, ata tashmë kanë një robot humanoid të aftë për veprime komplekse si p.sh. të bëjë kafe me ndihmën e një aparati kafeje.

Prodhuesit e automjeteve si Honda dhe Hyundai kanë eksperimentuar me robotë humanoidë për disa kohë për të kryer punë të përsëritura dhe të rrezikshme në linjat e montimit.

Kompania Tesla njoftoi së fundmi produktin e saj të fundit të këtij lloji, Optimus Gen 2, dhe CEO Elon Musk parashikoi një miliard robotë humanoidë në tokë deri në vitin 2040. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Prifti virtual

Prifti virtual "At Justin" që dëgjon rrëfimet e njerëzve dhe u ofron atyre falje përballet me reagime të shumta në rrjete sociale

Teknologji
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Teknologji
Kalo në kategori