LAJMI I FUNDIT:

Blukids në Abi Çarshia, më 21 nëntor

Blukids në Abi Çarshia, më 21 nëntor

Imagjinoni një vend ku më të vegjlit tuaj do të ndihen komod dhe të duken cool me veshmbathjet e tyre.

Blukids vjen në Abi Çarshia për të plotësuar stilin dhe nevojat ekonomike të secilës familje. Çfarë e bën Blukids të veçantë dhe të preferuar për nënat është përdorimi i bio-cotton, pambukut organik i kultivuar me teknologji të veçantë pa përbërës kimikë që mund ta dëmtojnë shëndetin dhe natyrën. Produktet e këtij brendi i nënshtrohen testeve të shumta rigoroze, të vërtetuar edhe me certifikatën OEKO-TEX që ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi dhe alergjie në lëkurën e fëmijëve tuaj.

Blukids është degë e një prej brendeve më të mëdha në Itali, linjë enkas e krijuar për më të dashurit tanë. Brend me gamë të gjerë të artikujve më trendi që inkurajojnë fëmijët të zgjedhin dhe kombinojnë veshje unike për stilin e tyre.

Të gjitha koleksionet sezonale për vajza dhe djem nga zero muaj e deri më 15 vjeç, të shoqëruara me aksesorë dhe këpucë, koleksionet për shkollë si dhe kohë të lirë do ti bëjnë fëmijët tuaj të ndihen rehat në çdo rast.

Blukids ofron shumëllojshmëri të artikujve që ndjekin trendet më të fundit. Koleksionet përbëhen nga ngjyra dhe forma me cilësi shkëlqyese. Përveç kësaj, Blukids ka shumë licenca me karaktere Disney, Warner Bros dhe karakteret që shoqërojnë jetën e fëmijëve si Spiderman, Batman, Minnie dhe Mickey Mouse, Tom & Jerry, Superman, Lola Bunny, Hello Kitty, Violetta, Peppa Pig dhe shumë të tjerë.

Bashkohuni në hapjen solemne të Blukids me datë 21 nëntor, me argëtim maksimal për fëmijët tuaj si ngjyrosje e fytyrave, zhonglerë, balona, dhe shumë surpriza tjera.

Një brend që kujdeset për shëndetin dhe stilin e fëmijëve tuaj, Blukids ekskluzivisht për ju në Abi Çarshia, dëshirat në një vend!

Artikull i sponzorizuar