LAJMI I FUNDIT:

Blogerja Benarda Kadriu: Puna si blogere më ka hapur shumë rrugë suksesi dhe kam krijuar miqësi të reja

Blogerja Benarda Kadriu: Puna si blogere më ka hapur shumë rrugë suksesi dhe kam krijuar miqësi të reja

Të jesh blogere është ndoshta puna më “in” e momentit. Promovon stilin personal të jetesës, reklamon veshje, ke famën dhe vëmendjen e njerëzve që jo çdo kush e ka. Por, për të kuptuar më mirë anët pozitive dhe sakrificat e këtij profesioni, është blogerja nga qyteti i Kërçovës Benarda Kadriu, e cila rrëfen për Telegrafi Maqedoni jetën e saj si blogere, një punë që e ushtron me shumë pasion!

Intervistoi: Valon Osmani


Kush është Benarda Kadriu dhe si vendose të bëhesh blogere?

Unë vij nga një qytet i vogël i Maqedonisë së Veriut, Kërçova! Kam përfunduar studimet për Shkencat Politike, master Diplomaci. Të pasurit një stil unik është një miks i shijes personale dhe ndjekjes së trendeve të fundit. Pasioni im për modën ka nisur shumë më herët, ku më pas këtë pasion e kam konkretizuar me idenë për të hapur një blog. Mua gjithmonë më ka tërhequr bota e modës, trendet e fundit si dhe stilet e veçanta dhe hapja e një blogu është hapi i parë për të i’u afruar kësaj bote. Ishin familjarët dhe miqtë e mi ata që më motivuan ta bëj këtë hap, pasi ato i pëlqenin fotografitë e mia dhe kështu më nxitën që stilin tim ta shohin edhe publiku më i gjerë.

Vazhdimisht dukeni bukur dhe e veshur me shumë stil. Si funksionon, paguheni për të reklamuar ato veshje apo është totalisht shija jote?

Ideja e fotografive të cilat i kam të vendosura në blog shumica janë të bazuara në shijet e mia personale, me përjashtim të disa fotografive ku jam kërkuar për reklamimin e produkteve të kompanive të ndryshme. Asnjë benefit monetar nuk marr prej blogut ose siç mendohet që marrim nga klikimet! Përfitimet aktuale janë vetëm nga bashkëpunimet që bëj, të cilat më rrisin profesionalisht duke më ndihmuar të ndjek ëndrrën dhe pasionin tim që kam për modën dhe kjo është gjithë ajo çfarë dua.

Anët pozitive dhe negative që ka puna si blogere?

Anët pozitive që ka puna si blogere janë se njeh personazhe të reja çdo ditë, krijon miqësi të reja, ftohesh nëpër evente tek të cilat nuk ke imagjinuar ndonjëherë se mund të jesh pjesë e tyre. Gjithashtu ke adrenalinë kur poston dhe e di që ke njerëz që të pëlqejnë sepse komentojnë fotografitë dhe veshjet e tua. Mirëpo, si anë negative është se duhet të jesh e përgatitur për çdo situatë pasi ndonjëherë mund të ndodh edhe e kundërta, sepse mund të ketë dhe komente negative, edhe pse mua më pëlqen edhe nëse komentojnë negativisht pasi kjo domethënë që ato më ndjekin! Të punosh si blogere duhet të sakrifikosh shumë nga koha e çmuar në mënyrë që t’i përkushtohesh me gjithë forcat e tua pasionit dhe ëndrrës tënde. Mirëpo duhet ta pranoj që kjo është një detyrë që i’a kam ngarkuar vetes me shumë dëshirë dhe e realizoj me shumë pasion. Të sjell gjëra të reja dhe të pëlqyeshme më jep kënaqësi dhe më lejon të jem vetvetja duke u shprehur ashtu siç ndihem përmes stilit tim!

Sipas teje a kanë shqiptarët shije për t’u veshur bukur?

Veshja pasqyron personalitetin, imazhin tonë, prandaj është shumë e rëndësishme. Kohëve të fundit mendoj se gjërat kanë ndryshuar shpejt, sepse sot të gjithë kanë mundësitë të informohen online dhe në këtë mënyrë kanë shumë alternativa për tu veshur mirë dhe me stil. Andaj unë mendoj se shqiptarët kanë shumë shije për tu veshur bukur, pasi kam ndjekur shumë blogere shqiptare të cilat më kanë pëlqyer me stilet e tyre të veçanta. Unë gjithashtu shoh shije të mira për veshje tek të gjitha shtresat dhe çdo ditë e më shumë veshja në përgjithësi po merr përmbajtjen e duhur. Kam rezerva vetëm për një pjesë të vogël të rinisë shqiptare të cilët si model inspirimi kanë ekzagjerimet apo kur imitojnë me vetëdije dhe kështu humbin origjinalitetin!

A mendon se duhet shpenzuar patjetër shumë para për tu dukur bukur, ose mjafton vetëm aftësia për të ditur si të kombinohemi?

Si për mua, ashtu besoj edhe për secilën blogere tjetër, nuk është e rëndësishme veshja e shtrenjtë. Mund të shpenzosh shumë pak dhe të vishesh mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta, të shpenzosh shumë dhe në fund mos dukesh bukur! Prandaj rëndësi ka të kesh stilin tënd të veshjes dhe duke ndjekur modën mund të bësh kombinime të ndryshme.

Cili do të ishte bashkëpunimi yt i ëndrrave me ndonjë kompani të suksesshme për të ushtruar pasionin tënd?

Blogu më ka hapur shumë rrugë, një ndër ta është bashkëpunimi me Geraldina Sposa, ku kam pasur fatin të vesh fustanet e një ndër kompanive më prestigjioze dhe më me zë në Shqipëri për veshje nusërie. Falenderoj Geraldina Sposa që më hapi dyert duke mbështetur ëndrrën time dhe më dha një mundësi shumë të mirë për t’u njohur e për tu promovuar si blogere. Gjithashtu kam bashkëpunuar me shumë grimerë shqiptarë, të cilat më kanë pëlqyer si blogere dhe më kanë kërkuar për të reklamuar punën e mrekullueshme që ato bëjnë. Ndërsa bashkëpunimet e mia të ardhshme do të kisha dashur që të jenë me Ami Event, Frida si dhe dizajnues të ndryshëm shqiptar nga Shqipëria, Kosova e të tjerë… Në fund por jo më pak i rëndësishëm duhet të potencoj edhe bashkëpunimin që kam me fotografin Enis Tollumi, i cili gjithmonë më gjendet pranë për të realizuar fotografi të ndryshme, nga puna e të cilit ndjehem realisht shumë e kënaqur.

Një mesazh për ata që e pëlqejnë stilin dhe të bukurën?

Nuk e si saktësisht se çfarë mesazhi t’ju jap atyre që e pëlqejnë stilin dhe të bukurën, por di t’u them që të punojnë shumë për gjërat që duan dhe qëllimet që i’a kanë caktuar vetes. Pasi është shumë e thjeshtë të ndjekësh modën, mirëpo është shumë më e vështirë të tregosh stilin tënd. Nuk është e thënë t’u bindesh shijeve të dikujt tjetër por duhet të mundohemi të kultivojmë shijen tonë personale! Njerëzit duhet të adhurojnë modën, të kenë pasion dhe të jenë vetvetja, assesi të kopjojnë, vetëm kështu do të ecin gjithmonë përpara! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori