LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet magjistralja për Shkup

Bllokohet magjistralja për Shkup

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N2 – Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme.

Rruga, sipas MI-së, është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i.


“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës. Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.