LAJMI I FUNDIT:

Blinken: SHBA dhuroi edhe 200 milionë vaksina, totali i dozave arrin shifrat e 1.1 miliardëve

Blinken: SHBA dhuroi edhe 200 milionë vaksina, totali i dozave arrin shifrat e 1.1 miliardëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë si donacion edhe 200 milionë doza të vaksinës.

Kështu së paku ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se ato do të shkojnë për disa vende në botë.


“Kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar 200 milionë doza të vaksinës COVID-19 për kombet në mbarë botën”, ka shkruar ai në Twitter.

“Ne po udhëheqim luftën globale kundër COVID-19 dhe jemi krenarë që kemi dhuruar më shumë doza vaksine se çdo vend tjetër”, përfundoi ai.

Ndryshe, SHBA deri më tani raportohet se ka dhuruar 1.1 miliard vaksina kundër coronavirusit. /Telegrafi/