Pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken u drejtua për në Bregun Perëndimor të okupuar të martën ku u zotua të rihapë konsullatën e vendit të tij në Jerusalem, i cili kishte shërbyer historikisht si një zyrë e ngarkuar me marrëdhëniet diplomatike me Palestinën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komentet e tij erdhën gjatë një konference shtypi pas një takimi me presidentin Palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah si pjesë e një vizite zyrtare në Palestinë.
Siç thuhet më tej, gjatë takimit, të dy palët diskutuan përpjekjet e fundit për të konsoliduar armëpushimin në të gjithë territoret e okupuara palestineze, duke përfshirë Jerusalemin dhe Gazën, rindërtimin e Rripit të shkatërruar të Gazës pas 11 ditësh sulme ajrore izraelite dhe mënyrat për të arritur një zgjidhje politike dhe për të zhvilluar partneritetin SHBA-Palestinë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Palestinës WAFA.
Në konferencën për shtyp, Blinken tha se SHBA do të sigurojë 5.5 milionë dollarë ndihmë financiare emergjente në Rripin e Gazës dhe 32 milionë dollarë në mbështetje të organizatave ndërkombëtare të ndihmës.
“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo praktikë të njëanshme që çon në dhunë të mëtejshme midis Izraelit dhe Palestinës”, tha ai.
Njoftimet sinjalizuan “një kundërshtim të politikës amerikane” nën ish-presidentin Donald Trump, i cili kishte mbyllur misionin diplomatik për palestinezët në vitin 2019 dhe shkurtoi ndihmat për Autoritetin Palestinez (PA).
Në planin afatgjatë, Blinken evokoi “mundësinë e rifillimit të përpjekjeve për të arritur një zgjidhje me dy shtete, e cila ne vazhdojmë të besojmë se është mënyra e vetme për të siguruar me të vërtetë të ardhmen e Izraelit si një shtet hebre dhe demokratik, dhe natyrisht për t’u dhënë palestinezëve shtetin për të cilin kanë të drejtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Mbi 60 mijë gra mbrojnë Ukrainën

Bugatti ka zbuluar planet për një kompleks rezidencash luksoze në Dubai - dhe forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve

Sulmet me dron në Moskë, "fillimi i fundit" të Vladimir Putinit

Numri në rritje i sulmeve sjell luftën në territorin rus

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona