LAJMI I FUNDIT:

Blinken flet mbi përparësitë e politikës së jashtme

Blinken flet mbi përparësitë e politikës së jashtme

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha para një komisioni të Kongresit se do të takohet me diplomatët kryesorë kinezë javën e ardhshme dhe do të diskutojë një mori çështjesh që shqetësojnë Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Blinken parashtroi të mërkurën përparësitë kryesore të politikës së jashtme të administratës Biden përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.


Njoftimi i tij se do të takohet për herë të parë me diplomatët më të lartë kinezë javën e ardhshme në Alaska gjatë kthimit nga një vizitë në Japoni dhe Korenë e Jugut u bë shkak për një numër pyetjesh nga ana e ligjvënësve. Blinken i siguroi ata se ai do të ngrejë një sërë shqetësimesh të SHBA dhe shtoi se ky do të jetë një takim i vetëm, raporton zeriamerikes.

“Tani për tani nuk ka plane për ndonjë seri angazhimesh të mëtejshme. Këto angazhime, nëse do të vijojnë, do të bëhen nëse do të shohim përparim konkret dhe rezultate të prekshme në çështjet që na shqetësojnë me Kinën,” tha Sekretari i Shtetit.

Blinken ishte dakord me një numër ligjvënësish nga të dy palët se shtypja e ujgurëve myslimanë etnikë dhe pakicave të tjera në rajonin e Sinkiangut në Kinë, përbën gjenocid. Ai i bëri thirrje Pekinit të lejojë bashkësinë ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara ta shohin vetë situatën.

“Nëse ata nuk kanë asgjë për të fshehur, atëherë le të na e tregojnë, t’ia tregojnë botës,” tha ai.

Disa ligjvënës republikanë ngritën pyetje për migrantët që përpiqen të kalojnë kufirin jugor të Amerikës me Meksikën dhe përse administrata Biden anuloi marrëveshjet e imigracionit të nënshkruara nga administrata Trump me vendet e Amerikës Qendrore.

“Kemi parë një rritje masive të numrit të migrantëve që hyjnë dhe që po shkaktojnë një krizë në kufirin tonë jugor. Pse presidenti i anuloi këto marrëveshje që ishin mbështetur nga fqinjët tanë jugorë?”, pyeti republikani Michael McCaul.

Blinken nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se Presidenti Joe Biden është i vendosur që SHBA të kenë një kufi të sigurt, të rregullt dhe human me Meksikën.

Ai u pyet gjithashtu për krizën humanitare në rajonin Tigray të Etiopisë dhe dënoi me forcë ato që ai i quajti “akte të spastrimit etnik”.

“Kryeministri Abiy (Ahmed) ishte një udhëheqës frymëzues që fitoi Çmimin Nobel të Paqes. Tani ai duhet të marrë masa që njerëzit e tij në Tigray të kenë mbrojtjen e duhur dhe që meritojnë,” tha Sekretari Blinken.

Ky i fundit tha se ai ka folur disa herë në telefon me Kryeministrin Abiy dhe udhëheqës të tjerë të rajonit për të gjetur një mënyrë që t’i jepet fund dhunës kundër civilëve.

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori